1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Befason Halil Matoshi: Publikon reagimin e Qeverisë Kurti, thotë është reagimi i pari i tillë i të gjitha kohërave

Më të lexuarat

Halil Matoshi dikur pjesëtar i AAK-së, madje edhe zëvendësministër, tash gazetar dhe analist politik, ka publikuar një reagim të Qeverisë Kurti, i cili, sipas tij, është reagimi i parë i të gjitha kohërave të një qeverie.

Reagimi i Qeverisë i bërë mbrëmë, ishte kundër dhunës së Policisë ndaj protestuesve të PSD-së, ku pati disa të arrestuar prej tyre.

E ky reagim i Qeverisë, është lajm i mirë, vlerëson Matoshi.

Sipas tij, reagimi në fjalë meriton respekt, pasi që, Qeveria ka dënuar dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Postimi i plotë:

Qeveria kritikë policisë. Lajm i mirë!

Edhe pse me vonesë (prâmë rreth orës 23) deklarata e Qeverisë së Kosovës, që denon dhunën policore tue shtyp të drejtën kushtetuese të protestës, duhet me u përshëndetë, nëse nuk âsht skenar kurthi apo rreng me e ndrru Drejtorin e Policisë!?

Âsht reagimi i parë i nji Qeverie kosovare i të gjitha kohnave, kundër dhunës së policisë ndaj protestuesve dhe si e tillë meriton respekt!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit