Parlamenti Evropian (PE) ka kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) të marrë rol më aktiv në zgjidhjen e krizës së Sirisë
STRASBURG (AA) – Parlamenti Evropian (PE) ka kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) të marrë rol më aktiv në zgjidhjen e krizës së Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në rezolutën e miratuar në seancën e PE-së në Strasburg thuhet se luftës në Siri mund t’i japë fund vetëm procesi politik në të cilin bëjnë pjesë grupet e ndryshme siriane që mbështeten nga Kombet e Bashkuara.
Në rezolutë kërkohet që BE-ja të marrë rol më aktiv në këtë proces, ndërsa theksohet se zgjidhja duhet të jetë vetëm mbi themele të Sirisë së bashkuar dhe të pavarur.
Sipas rezolutës, lufta e cila ka kushtuar me jetën e 400 mijë njerëzve mund të përfundojë vetëm me zgjedhje të lira dhe të drejta bazuar në themelet e një kushtetute të re.
Po ashtu, siç thuhet në rezolutë, është e nevojshme të merren masa të caktuara që rrisin sigurinë, siç është mospengimi i ndihmave humanitare në tërë Sirinë.
Rezoluta dënon vrasjet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare në Siri nga palët, veçanërisht nga forcat e regjimit të Asadit, i cili mbështetet nga Rusia dhe Irani.