4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BE: Rusia dhe Kina po dezinformojnë me ‘diplomacinë e vaksinave’

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian thotë se Rusia dhe Kina kanë shtuar fushatat e “dezinformimit të sponsorizuar nga shteti” me qëllim të denigrimit të vaksinave kundër COVID-19 të zhvilluara nga vendet perëndimore.

Sipas BE-së, përmes këtyre fushatave, këto dy vende, kanë për qëllim edhe promovimin e vaksinave të tyre.

“E ashtuquajtura ‘diplomaci e vaksinave’ synon të dëmtojë besimin në vaksinat e bëra nga Perëndimi, në institucionet e BE-së dhe strategjitë e vaksinimit perëndimor/evropian. Që nga dhjetori, mediet ruse, autoritetet dhe kompanitë shtetërore janë bashkuar për të promovuar vaksinën ‘Sputnik V’ duke përdorur mesazhe armiqësore ndaj BE-së”, thuhet në një raport të Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

“Mediet pro-Kremlin, duke përfshirë llogarinë zyrtare të ‘Sputnik V’ në Twitter, janë përpjekur të minojnë besimin e publikut në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe të hedhin dyshime mbi procedurat e saj dhe paanshmërinë politike”, vlerëson Bashkimi Evropian.

Siç thuhet në raport, Kina po promovon vaksinat e saj si “më të përshtatshme për vendet në zhvillim”, përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka shfaqur “retorikë mashtruese” në lidhje me sigurinë e vaksinave perëndimore dhe madje edhe mbi origjinën e Coronavirusit.

Shpërndarja e vaksinave në bllokun evropian është përballur me kritika për shkak të mungesës së furnizimit.

Ka pasur gjithashtu shqetësime në lidhje me sigurinë e disa vaksinave – veçanërisht AstraZeneca – për lidhje me mpiksje të rralla të gjakut dhe disa vende kanë kufizuar përdorimin e saj.

Brukseli këmbëngul se furnizimet tani po shtohen dhe blloku synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve deri në fund të korrikut. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit