2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

BE rikonfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor

Më të lexuarat

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, takuan udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Rionfirmuam mbështetjen e qartë të BE-së për perspektivën e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është thënë së voni edhe në nivel të Këshillit Evropian, edhe nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor”.

“Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve, drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Mogherini dhe Hahn.

“Jemi të kënaqur që presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, kryeministri i Serbisë, Edi Rama, dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për realizimin e reformave, sidomos në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejta themelore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thanë Mogherini dhe Hahn. /Rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit