1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BE reagon me vonesë: Vendimi për Mursin, i pa pajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare

Më të lexuarat

Bashkimi Europian, nuk e konsideron të përshtatshëm vendimin për dënimin me vdekje të dhënë ndaj ish-presidentit egjiptian, Muhammed Mursi, i cili është presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike në Egjipt dhe që u rrëzua me grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, në një deklaratë ka pohuar se “vendimi për kërkimin e dënimit me vdekje ndaj ish-presidentit Muhammed Mursi dhe ndaj mbi 100 mbështetësve të tij është marrë si rezultat i një gjykimi masiv dhe nuk është i pajtueshëm me detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare. Autoritetet gjyqësore egjiptiane në përputhje me standardet ndërkombëtare mbajnë përgjegjësinë për të kryer hetime të pavarura dhe të drejta, dhe gjithashtu për të garantuar të drejtën e të pandehurve për një gjykim të drejtë”.
 
Mogherini, në deklaratën e saj ka përdorur shprehjet:”Ne si BE kemi besim që ky vendim do të rishikohet në procesin e apelimit. Stabiliteti dhe sundimi i ligjit duhet të jetë i garantuar”.
 
Përfaqësuesja e lartë Mogherini ka rikujtuar më tej se BE është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit