3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

BE përshëndetë lirimin e Mubarakut

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimit për lirimin e ish-diktatorit Egjiptian Husni Mubarak.

Sebastien Brabant, zëdhënës i Përfaqësueses së Lartë të BE-së Catherine Ashton, tha se respektojnë vendimin e gjyqësorit për lirimin e Mubarakut, pasi që ka qenë një vendim i “proceduar juridikisht”.
Lidhur me regjimin e Mubarakut, zëvendës sekretari i shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnest, kohët e fundit kishte thënë: “Unë mendoj se revolucioni i vitit 2011 është ende i freskët në mendjet e popullit egjiptian dhe ende ka dëshirë që të kthehet koha prapa tek regjimi i Mubarakut “.
OKB deklaroi se lirimi i Mubarakut ishte një çështje e brendshme e Egjiptit.
Një gjykatë egjiptiane urdhëroi lirimin e diktatorit pasi ai u shpall “i pafajshëm” kundër akuzave se ai kishte marrë miliona paund dhurata ndërsa ishte në detyrë.
Mubarak u largua nga burgu të enjten, dhe tani gjendet në një spital ushtarak, ku do të qëndrojë nën arrest shtëpiak. Ndaj tij vazhdon te rendoj akuza e vrases se qindra protestuesve ne vitin 2011, te cilet kishin marrë rrugët e Kajros per te protestuar regjimin e tij.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit