1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BE mbështet rregulla të ashpra për paketimin e duhanit

Më të lexuarat

Disa rregulla të cilat do ta ndryshojnë në mënyrë drastike paketimin e cigareve do të adaptohen, pasi firmat e mëdha të duhanit kanë dështuar t’i bllokojnë ligjet e reja të Bashkimit Europian.
BBC shkruan se gjykata më e lartë e Europës ka lënë në fuqi një ligj i cili do t’i standardizojë paketimet dhe do t’i ndalojë reklamimet e E-cigareve.

Në bazë të rregullave të reja, paralajmërimet për shëndetin do ta mbulojnë 65 për qind të pjesës së parme dhe pasme të pakove të cigareve.

Këto rregullat do të vihen në fuqi nga 20 maji, por pakot e reja te cigareve nuk do të dalin në shitje derisa rezervat me pakot ekzistuese nuk largohen deri vitin e ardhshëm./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit