13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

BE kundër Trump, Mogherini: Jeruzalemi të jetë kryeqytet edhe i Palestinës

Më të lexuarat

Vendimi i Presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit nuk është pritur mirë nga Bashkimi Europian.

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, tha se ky vendim i presidentit të SHBA-ve është shqetësues dhe mund të sjellë periudha më të errëta, shkruan Reuters.

Këtë deklaratë Mogherini e bëri në takimin me mediat në Komisionin Evropian ku theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jerusalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme, ashtu që do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës.

“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, tha Mogherini.

Po ashtu ajo u përqendrua edhe në rëndësinë që sërish të fillohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Vendimi i presidentit Trump mund të na sjellë në periudha më të errëta”, tha Mogherini.

Duke u bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, Mogherini tha se Jerusalemi është një çështje që prek tërë bashkësinë ndërkombëtare.

Ajo paralajmëroi se çështja e statusit të Jerusalemit do të jetë tema kryesore e bisedës gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, që të hënën do të arrijë për vizitë në Bruksel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit