5 mijë e 180 emigrantë sirianë janë dërguar nga Turqia në vendet e Bashkimit Evropian (BE) sipas formulës 1 me 1 (për çdo emigrant ilegal të rikthyer do të dërgohet 1 refugjat i rregullt sirian).
Sipas gazetës “Habertürk” në fillim të janarit kjo shifër ishte 2 mijë 992 persona.
Numri i sirianëve që BE-ja ka marrë nga Turqia brenda katër muajve (janar-prill 2017) është ishte 2 mijë 188.
Deklarata që ka bërë Turqia kohët e fundit se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e ripranimit (të refugjatëve) në qoftë se nuk liberalizohen vizat për qytetarët turq ka ngjallur një panik serioz në vendet e BE-së.
Ky veprim i BE-së vlerësohet në formën se Brukseli synon të lehtësojë kështu barrën e Turqisë duke pranuar më shumë emigrantë sirianë.
Ndërkohë me 1 mijë e 784 vetë, Gjermania është vendi që ka mirëpritur më shumë emigrantë sirianë, që janë dërguar në Evropë nga Turqia.
Gjermania pasohet nga Holanda me 1 mijë e 112 emigrantë, Franca me 736 emigrantë, Finlanda me 431 persona dhe Belgjika me 286 vetë.
Kurse vendet që kanë pranuar më pak emigrantë nga Turqia sipas formulës 1 për 1 janë: Estonia me 20 persona, Portugalia me 12 dhe Letonia me 10.
Numri i emigrantëve që janë deportuar nga vendet e BE-së që prej 4 prillit 2016 e deri më tani është gjithsej 1 mijë e 93.
498 prej tyre janë nga Pakistani, 178 nga Siria, 111 nga Algjeria, 80 nga Bangladeshi dhe 76 nga Afganistani.
Në 5 muajt e parë të këtij viti Turqia ka ripranuar 256 emigrantë të tillë.
Numri i refugjatëve të regjistruar në Turqi deri më datën 4 maj të këtij viti është 2 milionë e 999 mijë e 225 persona.
Kurse vitin e kaluar numri i sirianëve të përfshirë në mbrojtje të përkohshme në Turqi kishte qenë 2 milionë e 834 mijë e 441.
Gjatë 4 muajve të parë të vitit numri i sirianëve të strehuar në Turqi është rritur me 164 mijë e 784 vetë.
Sërish deri në datën 4 maj të këtij vitit sirianët e strehuar në Turqinë përbëjnë 3,76% të popullsisë së Turqisë.
1 milionë e 604 mijë e sirianëve të strehuar në Turqi janë meshkuj, 1 milionë e 394 mijë janë femra. 442 mijë e sirianëve janë të grup-moshës 19-24 vjeç, kurse 428 mijë janë të grup-moshës 5-9 vjeç.
Turqia ka popullatën më të re të emigrantëve sirianë.
Deri në datën 4 maj, 94 persona kanë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore për këtë vit. Kurse vitin e kaluar kjo shifër në total ishte 181 persona.
Është një shqetësim serioz që numri (i viktimave) të jetë rreth 100 në 5 muajt e parë të vitit.