19.7 C
Pristina
Wednesday, June 26, 2024

BE-ja nuk mban premtimet që i ka bërë Turqisë për refugjatët

Më të lexuarat

Komisioni i BE-së në raportin e katërt të publikuar në lidhje me marrëveshjen BE-Turqi për refugjatët, thekson se falë kësaj marrëveshjeje kalimet e refugjatëve janë reduktuar në 81 refugjatë nga rreth 6 mijë në ditë që ishte numri para marsit 2016.

Mos-mbajtja e premtimeve nga Bashkimi Evropian (BE) në lidhje me refugjatët, doli në pah edhe një herë përmes raportit të Komisionit të këtij unioni.

Komisioni Evropian në raportin e katërt të publikuar në lidhje me marrëveshjen BE-Turqi për refugjatët, thekson se falë kësaj marrëveshjeje kalimet e refugjatëve janë reduktuar në 81 refugjatë nga rreth 6 mijë në ditë që ishte numri para nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes në periudhën e parë në vendet e BE-së duhet të shpërndaheshin rreth 18 mijë refugjatë, ndërsa sipas nevojave duke shtuar edhe 54 mijë të tjerë gjithsej duhet të shpërndaheshin 72 mijë refugjatë të rregullt që do të dërgoheshin nga Turqia. Marrëveshja parashikonte që këto shpërndarje të fillonin menjëherë pas rënies së numrit të kalimeve ilegale.

– BE-ja ka pranuar vetëm 3.8 për qind nga shifra e premtuar

Por raporti i fundit nxori në pah se BE-ja ka marrë nga Turqia vetëm 2.761 refugjatë në vend të 72 mijë që duhet të pranuar deri tani. Ndërkohë drejt Turqisë janë kthyer 748 refugjatë. Edhe pse kalimet ilegale kanë pësuar një rënie serioze dhe të qëndrueshme, vendet anëtare të BE-së nuk kanë respektuar marrëveshjen e pranimit të refugjatëve në mënyrë vullnetare.

– Nga 3 miliardë euro të premtuara, janë dërguan vetëm 677 milionë

Një tjetër çështje që ka premtuar BE-ja, por që nuk e ka realizuar është ajo e ndihmës ekonomike për refugjatët sirianë. Sipas marrëveshjes (së marsit 2016 me Ankaranë për refugjatët) në vitin 2016-2017 BE-ja do ti jepte Turqisë rreth 3 miliardë euro, ndërsa në vitin 2018 do ti jepte edhe 3 miliardë euro shtesë.

Ndërkohë deri më 5 dhjetor thuhet se është marrë vendimi për dërgimin e 2.2 miliardë eurove, ndërsa në realitet drejt Turqisë janë transferuar vetëm 677 milionë euro.

Sipas një marrëveshjeje tjetër, Unioni Doganor duhet të rinegocionte dhe negociatat duhet të fillonin në fund të vitit 2016. Edhe pse na ndajnë edhe pak ditë nga 2017-ta, bisedimet ende nuk kanë vazhduar. BE-ja ende nuk ka një datë të qartë se kur mund të nisin këto bisedime.

– Liberalizimi i vizave

Sipas marrëveshjes në fund të qershorit duhej që regjimi i vizave të hiqej për qytetarët e Turqisë. Por në këtë pikë nuk është shënuar asnjë përparim. Sipas një raporti në lidhje me këtë çështje, Ankaraja nuk ka përmbushur 7 nga 72 kriteret e kërkuara nga BE-ja. Një nga 7 kushtet e pa-plotësuara sipas BE-së është edhe ligji për antiterrorin. Megjithëse BE-ja kërkon nga Turqia plotësimin e kushtit për luftën kundër terrorit, vetë ky union në vend që ta ndihmojë Turqinë në përpjekjen e saj kundër terrorizmit, kritikohet nga Ankaraja zyrtare për shkak të qasjeve që BE ka ndaj organizatave terroriste si PKK dhe FETO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit