4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BE i jep Turqisë një udhëzues me 20 faqe për vizat

Më të lexuarat

Në qoftë se Ankaraja plotëson kushtet e shkruara në këtë ‘hartë rrugore’, atëherë qytetarët turq do të fitojë të drejtën për të udhëtuar pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian ka përgatitur për Turqinë një “hartë rrugore” 20-faqëshe për liberalizimin e vizave.

Në qoftë se Ankaraja plotëson kushtet e shkruara në këtë ‘hartë rrugore’, atëherë qytetarët turq do të fitojë të drejtën për të udhëtuar pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas udhëzimeve të BE-së puna e parë që duhet të bëjë Ankara zyrtare është të nënshkruajë dhe miratojë në parlament Marrëveshjen e Ripranimit.

Marrëveshja e Ripranimit parashikon që shtetasit e vendeve të treta që në kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së duke kaluar nëpër Turqi do të rikthehen në Turqi dhe do të sistemohen në kampet e refugjatëve që do të ngrihen po në Turqi.

Gjithashtu një çështje tjetër e rëndësishme është edhe përshtatja e pasaportave turke me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

Në bazë të kësaj Turqia duhet të kalojë këtej e tutje në sistemin e lëshimit të vizave të sigurta dhe nuk duhet të japë viza në pikat e kalimit kufitar dhe ato doganore.

Pritet që Turqia pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ripranimit të bëjë edhe një deklaratë për të theksuar se firmosja e kësaj marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pjesës greke të Qipros.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit