-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“BE duhet të luftojë mentalitetin e racistëve evropianë”

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Ömer Çelik, tha se burgosja e njerëzve në zona të caktuara gjeografike dhe besimi se është një sukses për t’i mbajtur ata larg nga Evropa do të ketë pasoja më të këqija sesa kolonializmi, raporton Anadolu Agency (AA).

“BE duhet gjithashtu të luftojë mentalitetin e racistëve evropianë që e shohin Afrikën si një depo ose kamp përqendrimi vetëm për të parandaluar migracionin”, tha Çelik.

Në një postim në Twitter pasi ka rikujtuar se janë zhvilluar pesë samite të Bashkimit Evropian – Unionit Afrikan, Çelik ka bërë të ditur se, “Shumë çështje kanë ardhur në rendin e ditës që nga rikuperimi i gabimeve të të kaluarës e deri në problemet e sotme”.

“Afrika si një kontinent i shfrytëzuar për pasurimin e kontinenteve të tjera ka për të marrë nga të gjithë këto modele të pasurimit dhe mirëqenies”, tha Çelik duke shtuar se për të ardhmen e të rinjve afrikanë duhet të bëhen investime dhe duhet të prodhohen modele të reja për zhvillimin njerëzor.

Ministri Çelik tha se trajtimi i kësaj çështjeje vetëm si një pengesë për emigrimin nga Afrika në Evropë do të ishte një përsëritje e gabimeve të vjetra. Ai shtoi se mosdhënia e mundësisë së migrimit të rregullt për njerëzit që largohen nga varfëria dhe persekutimi çon në krijimin e tregjeve të skllevërve ashtu sikurse në Libi.

Më tej ai tha se është “neo-kolonializëm” qasja ndaj Afrikës me modele të ndihmës që do të parandalojnë vetëm migracionin. Çelik vuri në dukje se duhet të prodhohen modelet e zhvillimit njerëzor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit