-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

BE diskuton situatën në Siri

Më të lexuarat

Gjendja në Siri do të jetë në agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Në diskutimet e sotme nuk do të jetë embargoja e armëve ndaj Sirisë. Sot, shtetet anëtare do të kenë mundësinë që të zhvillojnë një diskutim politik mbi Sirinë, përfshirë edhe dhënien e një sigurie për të mbështetur popullatën civile”, u shpreh Ashton.

Por sekretari i Jashtëm britanik , William Hague, ka potencuar mundësinë e diskutimit të embargos së armëve, transmetojnë mediat.

“Mendojmë se është gjithashtu e rëndësishme që të flasim për sanksione dhe embargon e armëve, të ndryshojmë embargon e armëve, në mënyrë që të ofrojmë një mbështetje më të gjerë për koalicionin opozitar sirian”, u shpreh Hague.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që koalicioni opozitar ta vërejë se e ka mbështetjen nga BE-ja.

OKB thotë se që nga fillimi i konfliktit në mars të vitit të kaluar, në Siri janë vrarë më shumë se 60 mijë persona. /Te

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit