6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

BE apel politikanëve kosovarë: Formoni një qeveri që lufton korrupsionin në të kundërt …

Më të lexuarat

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës, Nataliya Apostolova, pas certifikimit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së e ka përgëzuar këtë të fundit për zhvillimin e procesit zgjedhor. Ajo i ka porositur liderët kosovarë që ta dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të punojnë për formimin e një Qeverie të qëndrueshme e cila do t’iu shërbejë interesave të popullit.
Apostyolova, ka deklaruar se BE pas formimit të qeverisë së re kërkon përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma evropiane.
“Pa marrë parasysh se kush e formon qeverinë e re, BE-ja pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma të BE-së. Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Njerëzit e Kosovës presin një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane. Tani u takon atyre udhëheqësve që ta bëjnë këtë. “, ka deklaruar Apostolova.
Kjo është letra e plotë pa ndërhyrje e Shefes së Zyrës së BE-së:
“E përgëzoj popullin e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që u mbajtën më 11 qershor dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën profesionale me të cilën i kryen detyrat e tyre. Gjithashtu u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që t’i marrin seriozisht rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimi e zgjedhjeve dhe t’i zbatojnë ato në mënyrën e duhur.
Tani është përgjegjësi e udhëheqësve politikë të dëgjojnë qytetarët e tyre dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme që do t’i shërbejë interesave të popullit.
Kosova përballet me shumë sfida, duke filluar nga papunësia e lartë dhe sistemi arsimor me performancë të ulët, deri te korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit, të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme për zhvillimin e ekonomisë. Prandaj është e rëndësishme që liderët politikë t’i marrin seriozisht këto sfida, të formojnë një qeveri të fortë dhe të fillojnë reformat që populli i kërkon.
Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë/Nënkryetare e Komisionit Evropian, këtë javë mbajti në Bruksel një takim jozyrtar me presidentin e Serbisë dhe atë të Kosovës. Kjo, edhe një herë, rikonfirmon angazhimin e BE-së për perspektivën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së. Ne presim zbatimin pa vonesë të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut.
BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët e Kosovës. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe instrumenteve të lidhura me të, BE-ja ka siguruar një kornizë politike, ekonomike dhe legjislative për reformat që do të nxirren. Përmes mbështetjes së IPA-s, BE-ja siguron ndihmë financiare bujare për të mbështetur këto përpjekje dhe për të rritur përmirësimet në tërë Kosovën.
Pa marrë parasysh se kush e formon qeverinë e re, BE-ja pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma të BE-së. Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Njerëzit e Kosovës presin një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane. Tani u takon atyre udhëheqësve që ta bëjnë këtë. “

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit