-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BDI, 10 konkluzione për situatën në Maqedoni

Më të lexuarat

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur mbledhje të rregullt në selinë e BDI-së në Recicë të Vogël. 

Pas debatit dhe analizës së zhvillimeve të fundit në Maqedoni miratoi disa konkluzione. 

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim:   

1. distancohet dhe dënon aktin makabër të vrasjes së pesëfishtë te liqeni i Smillkovcit, si akt i cili rëndë prish imazhin e vendit dhe krijon pasiguri tek qytetarët;

2. nënvizon që me rëndësi të vaçant është të respektohet e drejta e pafajsisë deri sa organet e drejtësisë nuk e thonë fjalën e fundit;

3. kërkon që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar në bazë të dëshmive dhe argumenteve bindëse për procesin gjyqësor, si dhe të njoftohet opinioni për motivet e veprës;

4. zotohet se do të vazhdojë me angazhimin për të garantuar proces transparent, të drejt dhe të bazuar në fakte me qëllim që të mos pësojë asnjë qytetarë i pafajshëm;

5. konsideron se vrasësit nuk kanë identitet dhe përkatësi etnike ose fetare, kanë emër dhe mbiemër, kushdo qofshin ata;

6. apelon deri te organet e drejtësisë për proces transparent dhe të drejtë, si dhe zbardhje sa më të shpejt të rastit;

7. kërkon përgjegjësi për shkeljet eventuale gjatë procesit dhe aksionit policor dhe MPB të fillojë menjëherë me  kontrollin e brendshëm;

8. Apelon deri te subjektet politike në pushtet apo opozitë qofshin, që kjo tragjedi të mos shfrytëzohet për interesa politike ditore;

9. fton të gjithë bartësit e institucioneve publike të përmbahen nga kualifikimet dhe deklaratat që mund të keqkuptohen në opinion dhe nxisin reagime;

10. vlerëson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por konsideron se të njëjtat duhet të zhvillohen në bazë të ligjeve në fuqi./Zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit