2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

BBC paralajmëron pranverën evropiane

Më të lexuarat

Maji është para dere, e me të mund të arrijë edhe “pranvera evropiane”. Fokusi mbetet te Franca: lufta për Pallatin Elize është hyrje në betejën për Evropën, thotë Gavin Hewitt, redaktor i BBC-së.

Francois Hollande, kandidati socialist dhe i preferuari në zgjedhjet presidenciale në Francë, qëndroi në krye të lëvizjes kundër masave të rrepta të kursimit, dhe kështu ia hodhi për fytyre dorashkën kancelares gjermane Angela Merkel. Ai premtoi hapjen e çështjes së paktit fiskal, të marrëveshjes që paraqet disiplinën buxhetore në eurozonë.

Që nga fillimi i krizës, ky ishte dokumenti më i rëndësishëm për zonjën Merkel, e cila javën e kaluar tha se marrëveshja “nuk është për diskutim”. Holland iu përgjigjur me thumbime të dhimbshme: “Gjermania nuk do të vendosë në emër të tërë Evropës”.

Është e sigurt se në rast të fitores së Hollandet, takimi i parë i dy krerëve do të jetë në një atmosferë të tensionuar, shkruan Hewitt, duke theksuar se në rend të ditës do të jetë Spanja. Sipas ministrave të atjeshëm, shteti lundron si Titaniku – që do t’i fundosë edhe udhëtarët e klasit të parë.

Tregjet nuk besojnë se Spanja mund të ulë deficitin në 5.3 për qind. Bankat e saj janë të ngarkuara me miliarda në kredi të këqija, që nga rënia e tregut të pasurive të patundshme – në tre muajt e parë punën e kanë humbur 367 mijë persona, kujton BBC.

Po shtohet rezistenca ndaj masave të kursimit, kështu që fundjavën e kaluar e kanë shënuar protestat kundër goditjes financiare në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit. Për të enjten, me rastin e takimit të Bankës Qendrore Evropiane në Barcelonë, njoftohen protestat e “indignadosëve”, të cilët vitin e kaluar kanë pushtuar sheshet e qytetit, dhe tani ata mund të përsërisin veprimin.

Javën e ardhshme grekët do të dalin në vendvotime. Ata ende i pret përmbushja e masave të rrepta të kursimit, të cilat janë parashikuar për pjesën e dytë të ndihmës, e për të cilën anë pajtuar në muajin mars. Është e mundur që shumica e deputetëve të ardhshëm të kundërshtojnë shkurtimet e mëtejshme. Greqia do të ketë mundësi të futet përsëri në krizë.

Në fund të majit irlandezët do të dalin në referendum për t’u deklaruar për marrëveshjen financiare; para Italisë janë zgjedhjet lokale. Opinioni evropian e ka shansin për ta dhënë gjykimin për masat e kursimit, për shkak të të cilave javën e kaluar ranë dy qeveri – në Holandë dhe në Rumani.

Po vërehet mungesa kryesore e paktit fiskal të kancelares Merkel – natyra jodemokratike. Pakti ua lidhë duart qeverive të ardhshme, por kjo nuk i pengon zgjedhësit që të rezistojnë masat e mëtejshme të kursimit.

Në eurozonë deficitet po zvogëlohen, ndërsa në shumë raste rritet borxhi. Rritja ekonomike pothuajse nuk ekziston. Recesioni është kthyer në vendet si Spanja dhe Italia. Hendeku në mes të ekonomisë gjermane dhe atyre në jug kontinentit është në rritje.

Në Bruksel, që është ekzekutues i masave të kursimit, ekziston frika se revolta kundër shkurtimeve të reja do të përhapet edhe te politikanët e atjeshëm. Javën e kaluar më shumë se 30 për qind e votuesve francezë kanë mbështetur partitë që ishin armiqësore ndaj Brukselit. Votat janë renditur në kategorinë e “populizmit”, por ato janë vota të njerëzve të vërtetë.

Ekonomisti Nouriel Roubini e përshkruan krizën në eurozonë si “aksident të ngadaltë hekurudhorë”.

Me ardhjen e muajit maj, vërehen më shumë shenja të rritjes së revoltës kundër masave të kursimit. Nëse kjo ndodhë, do të futemi në një fazë të re të paparashikuar të krizës së eurozonës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit