1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bazat dhe përkufizimi i sistemit gjyqësor islam

Më të lexuarat

Bazat dhe përkufizimi i sistemit gjyqësor islam

Drejtësia islame është sistem që ofron zgjidhjen e problemeve ndërnjerëzore dhe gjykimin për mosmarrëveshjet e tyre në pajtim me urdhërat e ligjit hyjnor që definohen sipas teksteve të Kur’anit dhe Sunnetit.

Gjithë të dërguarit e All-llahut, alejhimus selam, gjykonin me librat që ju shpallën.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

((وَدَاوُودَ وَسُلَيْمَانَ إِذْ يَحْكُمَانِ فِي الْحَرْثِ إِذْ نَفَشَتْ فِيهِ غَنَمُ الْقَوْمِ وَكُنَّا لِحُكْمِهِمْ شَاهِدِينَ* فَفَهَّمْنَاهَا سُلَيْمَانَ وَكُلاًّ آتَيْنَا حُكْماً وَعِلْماً))

“(Përkujto) Davudin e Sulejmanin kur pleqëronin për çështjen e bimës (mbjelljes) të cilën delet e atij populli e kishin kullotur natën, e Ne ishim përcjellës të gjykimit të tyre. E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë gjykimin e drejtë dhe dijen.” (El Enbija, 78-79)

((يَا دَاوُودُ إِنَّا جَعَلْنَاكَ خَلِيفَةً فِي الأَرْضِ فَاحْكُمْ بَيْنَ النَّاسِ بِالْحَقِّ وَلا تَتَّبِعْ الْهَوَى فَيُضِلَّكَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ إِنَّ الَّذِينَ يَضِلُّونَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ بِمَا نَسُوا يَوْمَ الْحِسَابِ))

“O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë.” (Sad, 26)

Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, erdhi me shpalljen e fundit dhe të përjetshme dhe ishte i urdhëruar të gjykon me drejtësi duke e përhapur fjalën e Zotit si dhe duke i thirr njerëzit në Islam. Kjo detyrë e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është përmendur disa herë në Kur’an si p. sh.

(( وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقاً لِمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنْ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِناً عَلَيْهِ فَاحْكُمْ بَيْنَهُمْ بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ وَلا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَهُمْ عَمَّا جَاءَكَ مِنْ الْحَقِّ))

“Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi.” (El Maide, 48)

((وَإِنْ حَكَمْتَ فَاحْكُمْ بَيْنَهُمْ بِالْقِسْطِ إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُقْسِطِينَ))

“…Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit.” (El Maide, 42)

((فَلا وَرَبِّكَ لا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لا يَجِدُوا فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجاً مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيماً))

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (En Nisa, 65)

Edhe tradita e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjegjësisht Sunneti ofron baza juridike për sistemin gjyqësor islam. Në lidhje me këtë Amër ibën El Asi, radijall-llahu anhu, thotë: I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Njeriu që gjykon (pasi që është angazhuar plotësisht për të dhënë gjykimin e saktë) dhe gjykimi i tij është i saktë i ka dy shpërblime në kohë që ai i cili gjykon (pas angazhimit të duhur) dhe gabon ka vetëm një shpërblim.”

I dërguari i All-llahut gjithëashtu ka thënë: “Nuk lejohet zilia përpos në dy raste, për njeriun të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri të cilën ai e shpenzon në mënyrë të drejtë dhe për njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë dije me të cilën ai gjykon dhe ua mëson të tjerëve.”

Gjithë dijetarët janë të pajtimit që vendosja e sistemit gjyqësor është obligim për myslimanët.

Ibën Kudame, rahimehull-llah, thotë: “Gjithë myslimanët janë njëzëri për obligueshmërinë e vendosjes të sistemit gjyqësor.”

Sistemi gjyqësor është nevojë për prosperitetin dhe zhvillimin e popujve. Ai është i nevojshëm sepse siguron lumturinë e popullit, mbron të drejtat e të shtypurve dhe ndalon shtypësin. ثshtë mënyrë për të zgjidhur konfliktet dhe për të siguruar të drejtat e njeriut. Promovon të mirën, parandalon dhe sanksionon të keqën duke e mbrojtur sigurinë e shoqërisë. Me praninë e sistemit të tillë njeriu ndihet i sigurt dhe sigurohet jeta e tij, pasuria e tij, nderi dhe liria e tij.

Në kushte të tilla, prosperojnë popujt, zhvillohen qytetërimet dhe popujt janë të lirë të arrijnë më të dobishmen për të në aspektin shpirtëror dhe material.

Përshtati: Talha Kurtishi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit