3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Baza ligjore për misione të FSK-së jashtë vendit

Më të lexuarat

Kanë filluar përgatitjet e bazës ligjore për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.
Zyrtarë të Ministrisë së FSK-së, thanë për “Radio Kosovën” se ligji që po përgatitet do të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë e institcioneve në rastet e dërgimit të kontigjenteve të FSK-së në misione jashtë vendit.

Programi Legjislativ për vitin 2012 obligon Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës që të hartojë projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendi. Është miratuar ndërkohë koncept-dokumenti për draftin fillestar të projektligjit dhe më pas ai u është dërguar ministrive përkatëse për dhënieën e komenteve të tyre.

Zyrtari ligjor në Ministrinë e FSK-së, Majori Brahim Kokollari, tha se me këtë ligj përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve në rastet e dërgimit të kontingjentit të FSK-së në misione jashtë vendi.

Ai shtoi se ligji duhet të jetë në harmoni me legjislacionin e BE-së dhe tani është në fazën e hartimit të projektit të implikimeve buxhetore. Ai sqaroi se data e fundit për dërgimin e këtij projektligji në Qeveri për miratim është 30 shtatori i këtij viti:

Dërgimi i trupave jashtë vendit është ndër vendimet më të rëndësishme në kuadër të politikave të një shteti. Vendimi i tillë drejtpërdrejt ndikon në marrëdhëniet e jashtme me vendet ku dërgohen trupat dhe potencialisht i ekspozon ushtarët ndaj rrezikut më të madh fizik.

Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga themelimi ka shprehur gatishmërinë për përfshirje në misione jashtë vendit, ndërsa institucionet shtetërore në vijimësi kanë theksuar gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar përmes FSK-së në misione të tilla.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit