3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bayern Munchen kampion i Gjermanisë!

Më të lexuarat

Arriti dhe titulli kampion! Bayern Munchen ka fituar titullin e kampionit të Bundesligës gjermane kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për tu zhvilluar.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Bastian Schweinsteiger në minutën e 53‘ pasi që më parë një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në epërsi nga pika e 11-metërshit e kishte humbur sulmuesi Alaba.

Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri, pati paraqitje të plotë në këtë ndeshje, pasi Toni Kroos ishte i lënduar. Ai madje arriti edhe të shënoj, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Një dominim kaq i thellë i Bayern-it në kampionatin gjerman kishte kohë që nuk ndoshte. Me fitoren e sotme ndaj Eintrach Frankfurt, Bayern arriti fitoren e 11-të rradhazi, ndërsa deri më tani vetëm në katër ndeshje nuk ka arritur të fitojë ndeshjet.

Bayern ka eliminuar nga garat e Kupës së Gjermanisë edhe Borrusia Dortmund dhe ka marrë një rezultat shumë premtues 2-0 në çerekfinale të Champions League përballë Juventus, çka dëshmohet se ky mund të jetë ndoshta sezoni më i mirë në historinë e Bayern Munchen.

Nga ana tjetër Borussia Dortmund bëri “poker” ndaj Augsburg, por kjo fitore nuk ia ka ndalur festën bavarezëve.

Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate: B. Leverkusen 1-1 Wolfsburg, B. M’Gladbach 1-0 Greuther Furth, Werder Bremen 0-2 Schalke

Bayerni i Mynihut rikthet në majën e Gjermanisë pas dy viteve mungesë, duke i shkulur nga duart titullin kampion Borussias së Dortmundit 6 javë përpara fundit të sezonit, një rekord historik ky për një skuadër të Bundesligës. Goli i Bastian Schweinsteiger në Frankfurt siguroi edhe matematikisht titullin e 23-të që u arrit nëpërmjet dominimit dhe shifrave të frikshme.

Diktat i plotë në sezonin e fundit të Jup Heynckess në stolin e kampionëve të rinj, të cilët e panë veten të mundur vetëm 1 herë kundër Bayer Leverkusenit në shtëpi me rezultatin 2-1, ndërsa barazimet në 28 javë janë vetëm 3.

Pjesa tjetër nuk ka histori, Bayerni i Mynihut shkeli me këmbë çdo kundërshtar, duke i kthyer reston e dy viteve disfata të njëpasnjëshme Borussian e Dortmundit.

Me 79 gola të shënuar dhe vetëm 13 të pësuar, ekipi nga Mynihu rezultoi një shkëmb i pathyeshëm duke treguar arrogancë dhe forcë ndaj shumicës së kundërshtarëve.

Fitoret 9-2 kundër Hamburgut vetëm një javë me parë ato ajo 6-1 ndaj Werder Bremenit e Stuttgartit dhe 5-0 ndaj Hannoverit e Fortuna Düsseldorf janë tregues të qartë se “Allianz Arena” duhet të ndihet krenare me këtë skuadër që tregoi pjekuri, disiplinë dhe dëshirë për t’u rikthyer në fron.

Kundërshtarëve nuk u mbetet veçse të marrin lapsin në dorë dhe të mbajnë shënim nga leksioni i bavarezëve, të cilët janë dominuesit total të një kampionati që po ngjit me shpejtësi shkallët e Europës.

Super Bayern…për madhështinë e këtij ekipi këndon edhe Frenck Ribery bashkë me tifozët e transfertës së Frankfurtit.

Të gjithë rreth trajnerit Heynckess, i cili arriti të dilte mbi të gjithë duke menaxhuar në perfeksion një grup fantastik, pika më e fortë e të cilit është përulësia

. Pistonat e makinës së drejtuar prej tij arritën limitet e besueshmërisë së një projekti ku Guardiola vështirë se do të gjejë pika të dobëta.

Tashmë treni bavarez merr drejtimin evropian u kërkon të shkëlqejë edhe në kontinentin e vjetër…mbani frymën, ky Bayern mund të pushtojë gjithë kontinentin, jo vetëm Gjermaninë…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit