Bayern Munich ka caktuar çmimin për Xherdan Shaqiri.
Skuadra gjermane, Bayern Munich, ka përcaktuar vlerën e mesfushorit kosovar, Xherdan Shaqiri.
Sipas të përditshmes gjermane, Bild, bavarezët po kërkojnë 18 milionë euro nga Interi për ta lejuar largimin e kosovarit.
Sipas kësaj gazete, një marrëveshje eventuale për transferimin e Shaqirit mund të përfundojë sonte.