Disa shkencëtarë të Universitetit të Floridës Qendrore kanë krijuar një bateri që “do të bëjë revolucion në botën e teknologjisë”.
Kjo bateri që pritet të mbajë telefonin zgjuar për të paktën një javë, akoma është në fazën e testimeve dhe pritet të dalë së shpejti.
Veçoria kryesore e baterisë së re është mundësia që ajo të mbushet për pak sekonda dhe të rrijë zgjuar për shumë gjatë.
Pasi u krijua metoda e re për super-kapacitet, këta shkencëtarë kanë krijuar mundësinë e ruajtjes së energjisë, aq shumë sa që pritet të jetë e ardhmja e automobilave, pajisjeve teknologjie dhe telefonave.