1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“BASHKOHU” KUNDËRSHTON RRËNIMIN E XHAMISË

Më të lexuarat

Lëvizja “ Bashkohu “  me anë të  një reagimi ka kundërshtuar r vendimin për rrënimin e xhamisë në ndërtim në lagjen Tasligje në Prishtinë nga  inspektorati komunal i  Prishtinës.

“Rrënimi i kësaj  xhamie në qytetin e Prishtinës nxjerr në pah edhe një herë luftën kundër islamit dhe myslimanëve që po zhvillon  Kuvendi  Komunal në krye me Isa Mustafën  , po ashtu nxjerr në pah paskrupullsinë  në qasjen e tyre anti Islame kur dihet se në qytetin e Prishtinës janë të ndërtuara  me mija objekte shumë katesh dhe shumë mbindërtime  pa leje nga komuna dhe pavarësisht kundërshtimit të banorëve  që jetojnë afër këtyre objekteve .

Ne myslimanët  e  Kosovës e kemi përjetuar shumë rëndë lajmin për këtë veprim të Komunës së Prishtinës, ndjehemi të sulmuar dhe të  fyer rëndë me vetë faktin që është vënë dorë mbi një xhami që për ne është shumë e shtrenjtë madje shumë herë më e shtrenjtë se çdo gjë që kanë pushtetarët mizorë. E sigurojmë Isa Mustafën  se  në mbrojtje të xhamive do të sakrifikojmë jetët tona dhe këtë do ta dëshmojmë,  por iu sigurojmë se edhe ju do t’iu kushtoj shumë shtrenjtë.

Ju bëjmë thirrje myslimanëve të Kosovës që të jenë në gatishmëri  për mbrojtjen e fesë së tyre duke u bërë  pjesëmarrës në aktivitetet që do të organizohen në ditët në vijim për të cilat do të informoheni me kohë.

Sa për informim të opinionit bëjmë me dije se xhamia në fjalë është projekt i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe trualli ku ndërtohet kjo xhami është pronë e këtij institucioni dhe jo siç e paraqitën disa media ne Kosovë me apo pa qëllim si iniciative individuale|, thuhet në reagimin e lëvizjes .kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit