1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Bashkimi i namazeve në vendin rezidencë, para udhëtimit

Më të lexuarat

Pyetje:”Disa studente të një universiteti udhëtojnë tre orë nga shtëpia për në ambientet e universitetit ku studiojnë. Dalja nga shtëpia është pas namazit të drekës, kurse mbërritja në ambientet e universitetit bëhet pasi ka përfunduar koha e namazit të iqindisë dhe ka hyrë koha e akshamit. Ata e kanë të pamundur të qëndrojnë gjatë udhëtimit për të falur iqindinë për shkak të numrit të tyre të madh dhe mungesës së një vendi të përshtatshëm për t’u falur. A u lejohet këtyre studenteve të bashkojnë namazin e iqindisë me namazin e drekës në shtëpitë e tyre, para se të nisën për në universitet? Nëse kjo nuk u lejohet pasi janë akoma në vendin rezident të tyre, si duhet të veprojnë?”

Përgjigje:”Tek katër medh-hebet e fikhut islam, kushti për bashkimin e dy namazeve është që njeriu të jetë nisur për udhëtim dhe të jetë larguar nga qyteti apo fshati rezident. Ky kusht kuptohet qartë nga ajeti:”Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin..” (Nisa, 101) Transmeton Ibnu Umer se i dërguari i Zotit a.s pasi ishte nisur për udhëtim, bashkonte mes namazit të akshamit dhe të jacisë. Që Profeti a.s t’i ketë bashkuar dy namaze pa u nisur për udhëtim, nuk ka ndodhur asnjëherë. Transmetohet se kur u nis për Haxhin e Lamtumirës, sa ishte në shtëpi ai fali namazin e drekës katër rekate. Mandej, kur mbërriti në Dhul Halife fali iqindinë dy rekate. Por nëse rrethanat e këtyre studenteve janë si më sipër, nuk shoh problem që ato ta bashkojnë drekën dhe iqindinë në shtëpinë e tyre, por të mos i shkurtojnë. Por kjo të mos u bëhet zakon dhe ves.
Një lëshim i tillë bëhet vetëm për situatën dhe rrethanat e sipërpërmendura dhe të ngjashme me to. Transmeton imam Muslimi se Abdullah ibnu Abasi ka thënë:”I dërguar i Zotit a.s bashkoi drekën me iqindinë dhe akshamin me jacinë në Medine, pa qenë në gjendje alarmi dhe pa rënë shi.” Imam Neveviu në komentin e haditheve të Muslimit, e lejon bashkimin e dy namazeve por me kusht që kjo të mos kthehet në ves dhe zakon. Këtë mendim kanë një sërë dijetarësh të konsiderueshëm, si Ibnu Sirin, Esh’heb, pasuesit e imam Malikut etj… Faktin që i dërguari i Zotit a.s kishte bashkuar namazet e një dite, pa rënë shi dhe pa qenë të frikësuar dhe alarmuar, Ibnu Abasi e arsyeton me fjalët:”Me këtë, ai deshi të mos ua bëjë fenë të vështirë shokëve të tij.” Një përjashtim i tillë, edhe pse është kundër mendimit të imamëve të katër medh-hebëve, lejohet për arsyet dhe rrethanat në të cilat ndodhen këto studente, bazuar në një nga parimet e Sheriatit i cili vë theksin tek lehtësimi i vështirësive./ardhmeria

Zoti e di më mirë

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit