0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Bashkësitë islame, konferencë shkencore për 100 vjetorin e pavarësisë

Më të lexuarat

Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë do të organizojnë një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, e cila do të zhvillohet në datat 28-29 Shtator 2012 në Tiranë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si edhe ato të trevave të tjera shqiptare, si dhe përfaqësues nga komunitetet myslimane shqiptare të diasporës nga SHBA, Belgjika, Zvicra, Gjermania etj., me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e flamurit, shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, prej disa muajsh kanë ngritur një grup pune të përbashkët për organizimin e kësaj konference.
Referuesit e kësaj konference do të jenë 35 vetë, akademikë, studiues dhe pedagogë të njohur të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare.

Në këtë konferencë, do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe personalitete të tjera të larta të politikës, kulturës, artit dhe shkencave nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora.

Konferenca do të zhvillojë sesionin e hapjes në Hotel Tirana International më 28 shtator 2012 ora 10:00 -11:00 dhe më pas do të vazhdojë me shtatë sesione shkencore në ambientet e Universitetit Bedër, për dy ditë./BIK/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit