2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bashkësia islame organizon iftar me figura publike

Më të lexuarat

Në iftarin e shtruar me 6 gusht, nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryeministri i vendit z. Hashim Thaçi, që shoqërohej nga ministrat Mahir Jakxhilar e Ferid Agani, pastaj drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, komandanti i FSK, Gjeneral Kadri Kastrati, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësueset të spektrit politikë si dhe shumë personalitete nga jeta akademike, kulturore, imamë të Prishtinës e rrethinës, artist, gazetar e shumë të ftuar të tjerë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Bahri Sejdiu, pasi i përshëndeti të pranishmit tha se ky iftar është iftar i bashkimit, respektit e unitet tonë.
Ndërsa, Myftiu Tërnava në fjalën e tij përshëndetëse një pjesë të saj ia kushtoj vlerës që ka muaji i madhërishëm i Ramazanit, për çka tha: “Muaji i Ramazanit është muaj i Kuranit, muaj në të cilin i madh Zot e zbriti kryemrekullinë hyjnore-Kuranin Famëlartë. Në këtë muaj siç dihet kanë ndodhur ngjarje të mëdha me rëndësi të veçanta, siç është Beteja e Bedrit -ku besimtarët triumfuan ndaj jobesimtarëve, pastaj është Nata e Kadrit në të cilën Zoti e zbriti Kuranin. Në këtë muaj ka ndodhur çlirimi i Mekës etj, të gjitha këto e kthyen për së mbari historinë e ndritshme islame që ndikoj në tërë botën”.
Më tutje Myftiu u ndal edhe te angazhimet që duhet t’i ketë shoqëria jonë në raport me fenë e vendin për se u shpreh: “Edhe ne në Kosovë, duhet dhe ju ftoj që të angazhohemi edhe më shumë që të ruajmë vlerat tona tradicionale islame, të angazhohemi për avancimin e çdo gjejë që është e mirë, të punojmë për fenë tonë, të punojmë për kombin tonë, të punojmë për Kosovën tonë, ku i madhi Zot na ka krijuar dhe neve na ka obliguar që ne të punojmë këtu. E kemi për obligim që të ta forcojmë identitetin fetar te kombi ynë dhe e kemi obligim që të punojmë e ta forcojmë shtetin tonë për krijimin e të cilit u flijuan shumë bashkëkombës tanë”./bislame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit