-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit dënohet për mashtrim

Më të lexuarat

Sara Netanyahu, bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është gjobitur me 15 mijë dollarë për abuzim me fondet publike.

Gjykata në Kuds sot pranoi marrëveshjen e arritur më parë mes Netaynahut dhe Prokurorisë izraelite për t’i dhënë një epilog rastit ku ngarkohet për abuzimin e rreth 100 mijë dollarëve të buxhetit të shtetit.

Me këtë marrëveshje Netanyahu pranoi se ka shpenzuar dyfish më pak para nga shuma për të cilën ngarkohet në aktakuzën e ngritur vitin e kaluar.

Zyra e prokurorit shtetëror njofton se Sara Netanyahu do të paguaj gjoba shtesë për mbylljen e rastit.

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit akuzohet se paratë shtetërore i ka shpenzuar për ushqime të shtrejta në restorane luksoze, ndërkohë që ka patur të punësuar kuzhinierin në rezidencë.

Kryeministri izraelit në raste të ndara akuzohet për abuzim të pozitës zyrtare dhe korrupsion./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit