-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bashkëpunimi mes sektorëve të ndryshëm në procesin e prodhimit

Më të lexuarat

Për të arritur pasuri të mjaftueshme, patjetër duhet një bashkëpunim mes sektorëve të ndryshëm të prodhimit, në atë mënyrë që asnjëri sektor të mos jetë mbizotërues mbi tjetrin dhe asnjëri të mos injorohet. Për shembull, nuk duhet t’i përqëndrojmë të gjitha arritjet dhe mundin tonë në bujqësi e ta injorojmë industrinë, si dhe e kundërta; apo të përqendrohemi në inxhinierinë ndërtimore e ta injorojmë mekanikën, ta lëmë anash elektronikën e inxhinierinë bërthamore; ose duke u përkushtuar vetëm në pjesët teorike e ti injorojmë pjesët praktike, gjegjësisht ta lëmë anash aftësimin e punëtorëve, progresin e tyre, dhe ta varfërojmë zejtarinë, e kështu me radhë. Për këtë, ne jemi ndalur tek planifikimi me qëlim që të shqyrtojmë e t’i kuptojmë nevojat e shoqërisë sonë në lidhje me veprimtarinë, kështu që të plotësojmë ato nevoja për shkak të pamjaftueshmërisë (mungesës së burimeve).

Në një hadith thuhet: “Nëse shitni një mall për një çmim tregu e më vonë e bleni atë më lirë, ashtu që të mos emërtoheni si fajdexhi, dhe e pranuat atë mbjellje (që e dinit se ishte e nevojshme) dhe ndoqët “bishtin e kafshës” dhe injoruat mundin, Allahu do t’ju
poshtërojë derisa të vini në vetëdijen e plotë si njeri besimtar. ” (Transmetojnë Imam Ahmedi, Ebu Davudi e Taberaniu nga Ibn Omeri [radijallahu anhu|).
Këtu ka theksuar se, nëse një njeri arrin mirëqenie veçmas nga të tjerët, ndaj varësia në jetë është shprehur me anë të “bishtit të kafshës”, përkatësisht injorimi i mundit dhe djersës së tjerëve do ta bëjë atë shoqëri të jetë e kolonizuar, e kjo kërkon një lloj të veçantë të prodhimtarisë që do të jetë e mundshme, ngase dhe është një obligim që duhet kryer.
Është vet Allahu i Madhërishëm Ai që e ka zbritur hekurin dhe i Cili na tregon për peshën e rëndësinë e tij:

Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt. Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit, me qëllim që Allahu të njohë ata që e ndihmojnë Atë dhe të dërguarit e Tij, pa e parë Atë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm. (El-Hadid, 25)

Mbajtja e qëndrimit se hekuri ka një përdorim te dëmshëm, duke e ndërlidhur këtë me prodhimin e armëve ushtarake, nuk qëndron, ngaqë nga ky ajet qartë vërejmë se hekuri është i dobishëm për njeriun, gjegjësisht përdorimi i tij në industri. Në këtë mënyrë një shoqëri plotëson fuqinë e saj si në kohë lufte ashtu edhe kohë paqeje.

Fakti se një shoqëri nuk mund ta përdorë atë për të për të prodhuar pajisje luftarake, gjegjësisht për qëllime ushtarake, nuk do të thotë që mos t’i jepet prioritet përdorimit te hekurit, përkundrazi: prodhimi i hekurit ushtarak hekurit duhet stimuluar në maksimum, e gjithë kjo me qëllim gë t’ua lehtësojë atyre jetën dhe t’i përmbushë nevojat e shoqërisë, e assesi kjo përsosmëri të mos emërtohet ashtu siç është bërë shprehi të etiketohet koheve të fundit: mospërmbajtje, përkatësisht teprim.

Nuk duhet të mbjellim pemë të cilat do të ishin vetëm në interes të të pasurve, e në këtë mënyrë mos të përfillim kultivimin e misrit, theknit, elbit, grurit, orizit etj., produkte këto esenciale për konsumatorin në përgjithësi.
Nga ana tjetër, kurrsesi s’duhet t’i japim prioritet industrisë së parfumerisë dhe asaj të kozmetikës, duke e injoruar prodhimin e mjeteve bujqësore dhe atyre për ujitje; ose ta injorojmë industrinë automobilistike, gjegjësisht prodhimin e makinave, apo industrinë e armëve, e cila është esenciale për mbrojtjen e shtetit.
Një prodhim që do të dëmtonte individin dhe shoqërinë, qoftë financiarisht apo moralisht, është i refuzuar dhe i ndaluar: këtu mund ta theksojmë mbjelljen e fushave me rrush për ta bërë verë (alkool), kultivimin e bimës coca (Erythroxylon coca), marihuanës (Cannabis sativa) ose ndonjë lëndë tjetër narkotike; mbjelljen dhe kultivimin e duhanit… e të ngjashme, të cilat do të shfrytëzoheshin për prodhime dhe për qëllime të këqija.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit