1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bashkë me shkijet në Kosovë do të amnistohen edhe qeveritarët që kanë kryer krime

Më të lexuarat

Janë më shumë se 70 vepra penale që do të amnistohen në Kosovë. Do të përfitojnë të gjithë ata kryerës të këtyre veprave të kryera deri më 20 qershor të këtij viti, e edhe ata që kanë qenë duke u hetuar për këto vepra.

Si duket aq sa për serbët, kjo qeveri këtë amnisti aq më tepër e bënë për vete dhe për bashkëpunëtorët e saj. Siç thot populli “bo e gjet”, tamam kur po e përfundon këtë mandat, nxirret edhe ky ligj, ndërmerren amnesti të shumta, përfundojnë shumë hetime, lirohen shumë të burgosur, falen ata që kanë ikur dhe kriminelët “vazhdojnë përpara, drejt një jete më të mirë”, duke pasur mundësi që të vazhdojnë me krimet e tyre ose të vazhdojnë bizneset nga pasuria e fituar përmes krimit dhe politikës korruptive.

Pos, serbëve të veriut, të cilët që nga paslufta nuk pranuan ligjshmërinë e shtetësisë së Kosovës, nga projektligji i tillë përfitojnë edhe vetë zyrtarët publikë kosovarë të dënuar paslufte, transmeton KTV.

Dy ish-kryetarët e komunave të Ferizajt e Kaçanikut mund të shpëtojnë pa burgim, e të përfitojnë nga Projektligji për Amnisti.

I pari, Bajrush Xhemajli, sepse vepra e rëndë kundër sigurisë në komunikacion është paraparë të amnistohet me këtë projektligj të Qeverisë së Kosovës.

I dyti, Xhabir Zharku, për mospërfillje të gjykatës, e që gjendet tash e 7 muaj në arrati dhe që nëpërmes një letre vetë ka pranuar se nuk do ta përfillë vendimin, sipas të cilit u dënua me 3 vjet burgim.

 

Ja veprat penale të cilat amnestohen me ligjin e amnestisë (unë për veten time nuk di se cilat krime nuk janë amnestuar)

1.1.1 vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor (neni 148); 
1.1.2 vrasja nga pakujdesia (neni 149); 
1.1.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 150); 
1.1.4 lëndimi i lehtë trupor (neni 153); 
1.1.5 pjesëmarrja në rrahje (neni 155); 
1.1.6 shtrëngimi (neni 160); 
1.1.7 kanosja (neni 161); 
1.1.8 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrave (neni 164); 
1.1.9 cënimi i paprekshmërisë së banesave (neni 166); 
1.1.10 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 167);
1.1.11 parandalimi ose pengimi i tubimit publik (neni 173); 
1.1.12 parandalimi i ushtrimit të së drejtës për shfrytëzim të mjeteve juridike (neni 174); 
1.1.13 parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura (neni 175); 
1.1.14 cenimi i të drejtave nga marrëdhëniet e punës (neni 182); 
1.1.15 cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë (neni 183); 
1.1.16 cenimi i të drejtave të punëtorëve në pjesëmarrjen në qeverisje (neni 184); 
1.1.17 cenimi i të drejtave nga sigurimi social (neni185); 
1.1.18 rrezikimi i sigurisë në punë (neni 186); 
1.1.19 fyerja (neni 187); 
1.1.20 shpifja (neni 188); 
1.1.21 zbulimi i rrethanave personale dhe familjare (neni 189); 
1.1.22 vjedhja (neni 252) 
1.1.23 kontraktimi i përfitimit joproporcional (neni 270); 
1.1.24 prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 279); 
1.1.25 dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 280);
1.1.26 mosrespektimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve (neni 281); 
1.1.27 gjuetia e kundërligjshme (neni 286); 
1.1.28 shitja ose nxjerrja jashtë Kosovës e trofeve të kafshëve të egra (neni 287); 
1.1.29 peshkimi i kundërligjshëm (neni 288); 
1.1.30 mosevitimi i rrezikut (neni 296); 
1.1.31 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësitë e trafikut publik (neni 301); 
1.1.32 keqpërdorimi i sinjaleve të telekomunikacionit (neni 302); 
1.1.33 lajmërimet e rrejshme (neni 306); 
1.1.34 shkelja e fshehtësisë së procedurës (neni 311); 
1.1.35 rebelimi i personave të privuar nga liria (neni 312); 
1.1.36 mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, aktivitetit ose detyrës (neni 315); 
1.1.37 mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 321); 
1.1.38 heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 322); 
1.1.39 marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 323);
1.1.40 asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor (neni 324); 
1.1.41 prezentimi i rremë (neni 325); 
1.1.42 ushtrimi arbitrar i të drejtave (neni 326); 
1.1.43 mosrespektimi i kushteve të lejes për mbajtjen e autorizuar të armëve (neni 329); 
1.1.44 keqpërdorimi i shenjave të rrezikut dhe të fatkeqësive (neni 331); 
1.1.45 dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike (neni 336).

1.2. veprat penale të Ligjit Penal të KSAK G. Zyrtare nr. 20/77 lidhur me Rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në Kosovë, në vijim: 
1.2.1 Vrasja e çastit (neni 33); 
1.2.2 Vrasja nga pakujdesia (neni 34); 
1.2.3 Vjedhja (neni 134); 
1.2.4 Vepra e vjedhjes, e shpërdorimit ose e mashtrimit të imtë (neni 142); 
1.2.5 Kontraktimi i përfitimit pasuror joproporcional (neni 151); 
1.2.6 Mosmënjanimi i rrezikut (neni 163); 
1.2.7 Rrezikimi i komunikacionit (neni 165); 
1.2.8 Veprat e rënda kundër sigurisë së komunikacionit (neni 171); 
1.2.9 Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë (neni 205). 
1.3 veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 19/13 Korrik 2012) dhe atë: 
1.3.1 vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore (neni 180); 
1.3.2 vrasja nga pakujdesia (neni 181); 
1.3.3 vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 182); 
1.3.4 kanosja (neni 185); 
1.3.5 ngacmimi (neni 186); 
1.3.6 sulmi (neni 187); 
1.3.7 lëndimi i lehtë trupor (neni 188); 
1.3.8 pjesëmarrja në rrahje (neni 190); 
1.3.9 shtrëngimi (neni 195); 
1.3.10 keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike (neni 198); 
1.3.11cënimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve (neni 200); 
1.3.12 kontrollimi i kundërligjshëm (neni 201); 
1.3.13 cënimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës (neni 221); 
1.3.14 cënimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë (neni 222); 
1.3.15 cënimi i të drejtës në menaxhim (neni 223);
1.3.16 cënimi i të drejtës në grevë (neni 224); 
1.3.17 keqpërdorimi i të drejtës në grevë (neni 225); 
1.3.18 cënimi i të drejtave nga sigurimi social (neni 226); 
1.3.19 keqpërdorimi i të drejtave nga sigurimi social (neni 227); 
1.3.20 mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë (neni 256); 
1.3.21 dhënia ose përdorimi i çertifikatës së rreme të mjekut apo të veterinarit (neni 269);
1.3.22 shërbimi me pije alkoolike i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet (neni 272); 
1.3.23 vjedhja e shërbimeve komunale (neni 320); 
1.3.24 lidhja e paautorizuar në shërbime (neni 321); 
1.3.25 lejimi i lidhjes së paautorizuar në shërbime (neni 322);
1.3.26 ndryshimi i njehësorit të shërbimeve (neni 323); 
1.3.27 lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve (neni 324); 
1.3.28 vjedhja (neni 325); 
1.3.29 vjedhja e sherbimeve (neni 326); 
1.3.30 marrja në posedim e pasurisë së luajtshme (neni 331);
1.3.31 uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme (neni 332); 
1.3.32 keqpërdorimi i sigurimit (neni 338); 
1.3.33 dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër (neni 344); 
1.3.34 blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale (neni 345); 
1.3.35 prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 351);
1.3.36 dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 352);
1.3.37 ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere (neni 353); 
1.3.38 gjuetia e kundërligjshme (neni 359); 
1.3.39 shitja ose nxjerrja e trofeve të kafshëve të egra jashtë Republikës së Kosovës (neni 360);
1.3.40 shitja ose nxjerrja e të mirave natyrore, bimëve ose kafshëve posaçërisht të mbrojtura jashtë republikës së kosovës (neni 361); 
1.3.41 peshkimi i kundërligjshëm (neni 362); 
1.3.42 mos evitimi i rrezikut (neni 370); 
1.3.43 keqpërdorimi i sinjalit të fatkeqësisë apo të rrezikut (neni 371); 
1.3.44 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni 382);
1.3.45 mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik (neni 383);
1.3.46 moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale (neni 385); 
1.3.47 moslajmërimi i personit të akuzuar nga tribunali ndërkombëtar penal (neni 387); 
1.3.48 lajmërimi apo kallëzimi i rremë (neni 390); 
1.3.49 mospërfillja e gjykatës (neni 401); 
1.3.50 mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 413);
1.3.51 heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 414); 
1.3.52 marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 415);
1.3.53 asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor (neni 416); 
1.3.54 prezentimi i rremë si person zyrtar (neni 417); 
1.3.55 vetëgjyqësia (neni 418)

 

Neni 5
Kushtet për dhënien e Amnistisë nga ndjekja penale dhe vuajtja e plotë e dënimit
1. Lirohen plotësisht nga ndjekja penale apo vuajtja e plotë e dënimit, kryesit e veprave të mëposhtme penale:
1.1. veprat penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 19/13 Korrik 2012) dhe atë:

1.1.1 Sulmi kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës (neni 121), përvec në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër penale për të cilën nuk është dhënë amnisti;
1.1.2 Kryengritja e armatosur (neni 122);
1.1.3 Rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës (neni 125);
1.1.4 Rrezikimi i rendit Kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike (neni 129)
1.1.5 Spiunazhi (neni 131);
1.1.6 Bashkimi për veprimtari kundër Kushtetuese (neni 134);
1.1.7 Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare (neni 146, paragrafët 1, 2, 3.1 dhe 3.3);
1.1.8 Nxitja e urrejtjes, përcarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni 147);
1.1.9 Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike (neni 262, paragrafi 1);
1.1.10 Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë (neni 333, para 1);
1.1.11 Zjarrvënia (neni 334, para 1);
1.1.12 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 374);
1.1.13 Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të veprave (neni 386, vetëm ndërlidhur me moslajmërimin e veprave penale për të cilat jepet amnisti me këtë nen);
1.1.14 Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale (neni 388, vetëm ndërlidhur me dhënien e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale për të cilat jepet amnisti me këtë nen);
1.1.15 Thirrja për rezistencë (neni 411) përveq në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër penale.

Lirohen nga ndjekja penale apo vuajtja e dënimit edhe kryesit e këtyre veprave penale në vijim të cilat janë kryer me qëllim të kryerjes së veprës penale thirrja për rezistencë:

1.1.15.1 Kanosja e kandidatit (neni 211);
1.1.15.2 Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar (neni 212);
1.1.15.3 Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike (neni 290, nënparagrafët 1.1, 1.2, 1.3, dhe 1.4 të paragrafit 1)
1.1.15.4 Tregtia e ndaluar (neni 305);
1.1.15.5 Shmangia nga tatimi (neni 313);
1.1.15.6 Kontrabandimi i mallrave (neni 317, para 1 dhe 2);
1.1.15.7 Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore (neni 318);
1.1.15.8 Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike (neni 366, para 1 dhe 2);
1.1.15.9 Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme (neni 380, para 1, 2 dhe 5);
1.1.15.10 Falsifikimi i dokumenteve (neni 398);
1.1.15.11 Rastet e posacme të falsifikimit të dokumenteve
(neni 399, nënparagrafët 1.1 dhe 1.4 te paragrafit 1)
1.1.15.12 Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyratre (neni 409, para 1, 2 dhe 3);
1.1.15.13 Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare (neni 410, para. 1) përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje, dhe

1.1.15.14 Dispozitat penale të Kodit Doganor dhe Akcizave i Kosovës:
1.1.15.14.1 Pengimi i lëvizjes së Automjeteve të Doganës (neni 296);
1.1.15.14.2 Dhënia e deklaratës së pavërtetë (neni 297);
1.1.15.14.3 Shmangia Mashtruese nga Taksa e Importit dhe Akciza (neni 298);
1.1.15.14.4 Shmangiet Mashtruese nga Zbatimi i Ndalesave dhe Kufizimeve mbi Mallra (neni 299);
1.1.15.14.5 Veprat penale në lidhje me Produktet me Akcizë (neni 300).
1.1.16 Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi (neni 412), përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje.

1.2 veprat penale sipas Kodit Penal të Kosovës (Rregullore e UNMIK-ut 2003/25, datë 6 korrik
2003, Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 2003/25) dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2004/19 mbi ndryshimin e Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës:

1.2.1 Sulmi kundër rendit juridik të Kosovës (neni 108);
1.2.2 Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare (neni 114 paragrafët 1 dhe 2, paragrafi 3.1, 3.3 dhe paragrafi 4);

1.2.3 Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni 115);
1.2.4 Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore (neni 221, paragrafi 1);
1.2.5 Dëmtimi i pasurisë së luajtshme (neni 260);
1.2.6 Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve (neni 328, paragrafi 2); si dhe Zotërimi, kontrollimi, posedimi apo përdorimi i armës nga cilido person që nuk ka Leje per armëmbajtje (Neni 8.6 në lidhje me nenin 8.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/7, datë 21 shkurt 2001, Gazeta zyrtare e Kosovës nr. 2003/7).

1.2.7 Moslajmërimi i veprave penale apo moslajmërimi i kryesit të saj (neni 303, vetëm ndërlidhur me veprat penale për të cilat jepet amnisti me këtë ligj);
1.2.8 Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale (neni 305, vetëm ndërlidhur me veprat penale për të cilat jepet amnisti me këtë ligj);
1.2.9 Thirrja për rezistencë (neni 319) përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër penale.

Lirohen nga ndjekja penale apo vuajtja e dënimit edhe kryesit e këtyre veprave penale më poshtë të
cilat janë kryer me qëllim të kryerjes së veprës penale thirrja për rezistencë:
1.2.9.1 Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi (neni 236 paragrafi 1, nënparagrafët 1.1; 1.2; 1.3 dhe 1.4);
1.2.9.2 Tregtia e ndaluar (neni 246);
1.2.9.3 Shmangia nga tatimi (neni 249);
1.2.9.4 Kontrabandimi i mallërave (neni 273);
1.2.9.5 Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e instalimeve publike (neni 292 paragrafët 1 dhe 2);
1.2.9.6 Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme (299 paragrafët 1 dhe 2);
1.2.9.7 Falsifikimi i dokumenteve zyrtare (neni 348);
1.2.9.8 Pengimi i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare (neni 316);
1.2.9.9 Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare (neni 317); përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje.
1.2.10 Pjesëmarrja në grup që kryen vepër penale (neni 320), përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje.

1.3 veprat penale të Ligjit Penal të KSAK G.
Zyrtare nr. 20/77 lidhur me Rregulloret e UNMIK-ut nr. 1999/24 dhe 2000/59 për ligjin në fuqi në Kosovë, në vijim:
1.3.1 Dëmtimi i sendit të huaj (neni 145);
1.3.2 Mbajtja e palejuar e armeve dhe material eksplozive (neni 199, paragrafi 1);
1.3.3 Moslajmërimi i veprës penale dhe kryesit (neni 173, vetëm ndërlidhur me veprat penale për të cilat jepet amnisti me këtë ligj);
1.3.4 Ndihma kryesit pas kryerjes së vepres penale (neni 174, vetëm ndërlidhur me veprat penale për të cilat jepet amnisti me këtë ligj);
1.3.5 Nxitja për rezistencë (neni 186) përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër penale.

Lirohen nga ndjekja penale apo vuajtja e dënimit edhe kryesit e këtyre veprave penale më poshtë të cilat janë kryer me qëllim të kryerjes së veprës penale thirrja për rezistencë:
1.3.5.1 Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi (neni 108 paragrafët 1, 2, 3, 4, dhe 5);
1.3.5.2 Tregtia e palejuar (neni 116);
1.3.5.3 Fshehja e tatimit (neni 123);
1.3.5.4 Asgjësimi ose dëmtimi i pajisjeve publike (neni 158);
1.3.5.5 Rrezikimi i trafikut publik me veprime ose mjete të rrezikshme (neni 167);
1.3.5.6 Falsifikimi i dokumentit (neni 203);
1.3.5.7 Falsifikimi i dokumentit zyrtar (neni 184);
1.3.5.8 Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare (neni 183);
1.3.5.9 Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare (neni 184 paragrafët 1, 2 dhe 4); përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje.
1.3.6 Pjesëmarrja në grup që kryen vepra penale (neni 200, përveç në rastet kur kryerja e kësaj vepre penale ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor ose vdekje).

1.4. Veprat penale të parapara me Kodin Penal të Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë,
Gazeta zyrtare Nr. 44 e datës 8 tetor 1976:
1.4.1 Cenimi i tërësisë territoriale (neni 116);
1.4.2 Spiunazhi (neni 129);
1.4.3 Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni 134)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit