TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar sot për të gjithë besimtarët myslimanë agjërim të lehtë dhe të pranuar.
“Ju uroj në këtë muaj të shenjtë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Ramazani është muaji që kultivon paqen, mirëkuptimin, e respektin, ndaj uroj që ky muaj i shenjtë i Ramazanit, të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve”, thuhet në mesazhin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)kohaislame