Lulzim Basha do të drejtojë Partinë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme.
Në të gjitha qytetet ku votat tashmë janë numëruar, kreu aktual i PD, Lulzim Basha, kryeson me të paktën dyfishin e votave.
Basha është shpallur zyrtarisht kryetar i partisë Demokratike pasi ka fituar garën kundër Eduard Selamit, me 91% të votave.
Gjithsej kanë votuar 59834 anëtarë të PD-së. Basha ka marrë 59067 vota ndërsa Selami 5136 vota. Të pa vlefshme 767 vota.