0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Basha: Do ofrojmë model të ri zhvillimi

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka shkuar sot në Njësinë Bashkiake nr. 3, me një tjetër premtim të mbajtur. Rreth 5 mijë banorë që jetojnë përgjatë rrugës “Odise Grillo” i kërkuan zotit Basha gjate fushatës, që ta ndërtonte këtë rrugë e cila ishte kthyer në një vend depozitimi plehrash dhe ku nuk ishte hedhur kurrë asfalt.

Sot, kjo rrugë me gjatësi rreth 600 metra e cila lidh rrugën “Arkitekt Sinani” me rrugën “Endri Keko” dhe me rrugën “Qemal Stafa” ka nisur të ndërtohet me të gjithë parametrat e një rruge moderne dhe do të përfundojë brenda 9 muajsh.

“Kjo është pjesë e përkushtimit tim, që Bashkia e Tiranës dhe dora e saj, të ndihet në çdo pjesë të qytetit, në qendër dhe periferi, në zona të banuara dhe në bulevard. Shumë shpejt, përfundimi i punimeve në këtë zonë do të bëjë të mundur që ne të krahasojmë këtë model zhvillimi me përvojat e mëparshme dhe të vazhdojmë ta shumëfishojmë këtë model zhvillimi në të gjithë lagjet e Tiranës, aty ku asfalti nuk është parë asnjëherë, aty ku kanalizimet nuk janë ndërtuar asnjëherë por edhe aty ku janë amortizuar prej dhjetëra e dhjetëra vitesh” -theksoi Basha.

Projekti i kësaj rruge, zbatimi i të cilit financohet nga Bashkia e Tiranës, me një vlerë prej 26.4 milionë lekësh parashikon trotuarë, ndriçim, gjelbërim (do të mbillen 106 fidanë pemë), kanalizime të ujrave të zeza dhe të bardha si dhe punime për linja rezervë për fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore.

“Kjo është vepra e 20-të që ne inagurojmë në këtë sezon punimesh, kemi edhe dy herë kaq shumë vepra për të inaguruar dhe do i qëndrojmë si Bashki premtimit tonë, që brenda dy viteve të para, në Bashkinë e Tiranës, volumi i punëve publike të kryera me mjetet tona financiare të barazohet me volumin e kryer në gjashtë vitet e kaluara dhe kjo, jo sepse jemi në një garë me të kaluarën por sepse jemi në një garë me të ardhmen dhe e ardhmja kërkon një përkushtim të ri dhe jo përsëritje të formulave të vjetra” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit