3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Basha: Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇK-së

Më të lexuarat

Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka deklaruar në Prishtinë se askush dhe asgjë nuk mund ta njollos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se çdo përpjekje për njollosjen e saj, ka në thelb paragjykimet ndaj shqiptarëve.

Basha, këto komente i ka bërë me rastin e ndarjes së çmimit “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, raporton “KosovaPress”.

Në fund të kësaj ceremonie ai është lutur nga gazetarët të komentonte, përmendjen e emrit të tij, në mesin e atyre që kanë kontribuuar në mbledhjen e dëshmive kundër pjesëtarëve të UÇK-së, në kohën sa ai punonte si përkthyes i UNMIK-ut në Kosovë.

Basha ka thënë se ka pasur krime lufte dhe se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e kësaj përpjekje për t’i evidentuar ato, por nuk ka saktësuar se kush në fakt ka bërë krime.

“Askush dhe asgjë nuk mund të njollos luftën e drejt të UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Dhe askush dhe asgjë nuk mund të ndërhyjë dhe të përçajë atë që ne kemi së toku që është qëndrimi i njëjtë dhe pa asnjë dallim ndaj heronjve tanë, ndaj punës së tyre dhe ndaj drejtësisë së kësaj lufte. Nga ana tjetër ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje. Çdo përpjekje për të demonizuar këtë luftë është primitive dhe ka në thelb paragjykime ndaj shqiptarëve”, ka thënë ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit