9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Barnat e “Hemofarmit” vdekjeprurëse

Më të lexuarat

Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe “FDA” thotë se në bimët e kompanisë farmaceutike serbe “Hemofarm”, ka zbuluar baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen, shkruajnë mediat.
Agjencia në fjalë para dy javësh iu ka dërguar letër udhëheqësve të “Hemofarmit” dhe kërkon kontroll të cilësisë përmes trajnimit të ri të të punësuarve, pastaj ridisenjimin e hapësirave të caktuara, rritjen e pastërtisë etj.

Prodhimet e “Hemofarmit” gjenden në shumicën e farmacive të Kosovës. Ndërkohë që kontrolli i barnave në Kosovë është në nivele të ulëta, atëherë këto barna të rrezikshme janë lehtësisht të përdorshme nga popullsia në Kosovë, por të transportueshme edhe në Shqipëri.

Ndërsa, Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka thënë për Kosovapress se produktet e “Hemofarmit”, për shkaqe dokumentacioni që nga janari i këtij viti janë ndaluar të importohen në Kosovë. Mirëpo, ai nuk e ka mohuar që produkte të tilla të ketë në barnatoret kosovare.

Megjithatë, ai ka thënë se presin vendimin e agjencisë amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA dhe nëse ata vërtetojnë se prodhimet e tilla janë të dëmshme atëherë do të ndalohet rreptësisht.

Duke komentuar lajmet e disa mediave se agjencia amerikane FDA për kontrollin e barnave ka ndaluar importin në SHBA te injeksioneve të “Hemofarmit”, ku është gjetur bakteri i rrezikshëm Burkholderia cepacia, i cili shkakton sëmundjen e mushkërive, ministri serb i Shëndetësisë Zoran Stankovic, ka thënë se në korrik të vitit të kaluar inspeksioni kishte ndaluar prodhimin e barnave, për pesë muaj në një repart, për shkak të lëshimeve të caktuara. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit