Blerja e Arda Turan nga Barcelona ka qenë befasi për shumëkë. Kjo pasi që Barcelona në pozicionin ku luan Arda ka lojtarë të klasit botëror siç është Iniesta.
Por arsyeja e vërtetë e Arda Turan thuhet se është feja e futbollistit dhe baza e marketingut që pritet të sjellë ky futbollist.
Mësohet se Barcelona ka qenë shumë e interesuar që këtë edicion të sjellë një lojtar musliman dhe Arda Turan është një nga futbollistët musliman më të pëlqyer në treg.
Skuadra katalonase nuk kishte aktualisht asnjë futbollist musliman në skuadër dhe se për këtë dëshironte që ta kishte me çdo kusht një lojtar të besimit islam.
Poashtu blerja e Arda Turan do të rritë popullaritetin e Barcelonës në shtet muslimane, sidomos në Turqi. Edhe marketingu i skuadrës do të rritet dukshëm pasi që shitja e fanelave të Turan pritet të thyej rekorde.
Gati 1 milion përdorues të rrjeteve sociale janë shtuar në 9 orë që nga zyrtarizimi i Ardas te Barcelona dhe se shumica e tyre janë turqë.