1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Banorët e Zharrzës fitojnë kauzën, largohen nga Tirana

Më të lexuarat

Banorët e Zharrëzës kanë mundur të fitojnë kauzën e tyre me qeverinë për dëmtimet e banesave të tyre të shkaktuara nga tërmetet e stimuluara nga “Bankers Petroleum”.

Zv/Kryeministri Niko Peleshi njoftoi sot se në mbledhjen e qeverisë u vendos dëmshpërblim 100% për banorët që u janë dëmtuar shtëpitë.

Ky vendim i qeverisë është pritur me entuziazëm nga banorët e Zharrëzës të cilët prej tre ditësh qëndrojnë përpara Ministrisë së Energjetikës në Tiranë.

Siç mund ta shikoni në videon e “Nismës Thurrje”, banorët kanë falenderuar qeverinë për vendimin e dëshmpërblimit dhe kanë konfirmuar se do të largohen për t’u kthyer në Zharrëz.

https://www.facebook.com/thurje/videos/566663160209523/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit