0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Banka Qendrore e Amerikës pritet të rrisë normat e interesit, sipas New York Times

Më të lexuarat

Banka Qendrore e Amerikës pritet të rrisë me 0.25% normat e interesit. Kjo lëvizje vjen në momentin kur inflacioni në Amerikë arriti në nivelin më të lartë në 40 vite, në muajin shkurt, me çmimet e ushqimeve dhe energjisë në nivele rekord.

Jerome Powell, Guvernator i Bankës Qendrore Amerikane, prej muajsh po jepte sinjale në këtë drejtim. Rritja e normave të interesit është një politikë e vështirë ekonomike.

Nga njëri krah, ajo e bën më të kushtueshme për të marrë para, duke rritur normat e interesit për kartat e kreditit, kreditë konsumatore deri tek ato hipotekore. Por, në një ekonomi të shëndetshme indikatori më me rëndësi është: stabiliteti i çmimeve. Pikërisht kjo është balanca “e artë” që kërkon guvernatori amerikan, çmime të qëndrueshme dhe rritje ekonomike.

Rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën e tepërt nga konsumatorët, në kushtet kur oferta e produkteve dhe zinxhirët e furnizimit janë në një pikë shumë të dobët pas pandemisë.

Kur interesat rriten, ekonomia frenon zhvillimin e saj, por ekonomistët amerikanë po shpresojnë që frenimi të jetë i qëndrueshëm dhe treguesit kryesorë, si punësimi apo rritja ekonomike të mos dëmtohen. /The New York Times/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit