1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Banka Islamike… dhe Fondi Saudit… të gatshme për të mbështetur Kosovën

Më të lexuarat

Prishtinë, 8 mars – Me ftesë të zëvendësministrit të Financave z. Ramadan Avdiu në Kosovë ka qëndruar për vizitë një delegacion i Bankës Islamike për Zhvillim, i cili kryesohej nga z. Walid Abdalaziz Fakieh dhe një delegacion i Fondit Saudit për Zhvillim, i cili kryesohej nga z. Mohammad S. Al-Arifi.

Gjatë vizite delegacioni Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim është takuar me zëvendësministrin e Financave Ramadan Avdiu dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Financave, ku është diskutuar në lidhje me financimin e projekteve zhvillimore në bashkëpunim me Bankën dhe Fondin, ku pjesë e këtyre diskutimeve ishte edhe projekti i Rrugës Prishtinë-Mitrovicë si dhe projekti i Qendrës së Emergjencës në QKUK.

Zëvendësministri Avdiu njoftoi delegacionin e Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim për zhvillimet e fundit në fushën ekonomike dhe financiare në vend, si dhe shfrytëzoi rastin që ti falënderoj për përkrahjen dhe bashkëpunimin.

Ndërsa, në anën tjetër delegacioni i Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim shprehu gatishmërinë për të mbështetur këto projekte, sipas kërkesës së Ministrisë së Financave të bërë në prill të vitit 2012.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit