Të paktën 590 persona kanë humbur jetën në Bangladesh, nga shembja e një ndërtese tetëkatëshe, ku ndodheshin gjithashtu disa dyqane, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
Sipas ministrit të Brendshëm, Muhiuddin Khan, ndërtesa ishte e paligjshme.
“Të paktën 590 persona humbën jetën”, theksuan burimet zyrtare vendase.
Ndërtesa e mbiquajtur “Rana Plaza” u shemb në Savar.
Policia arrestoi dy persona, pronarë dyqanesh, pasi nuk kishin njoftuar organet përkatëse për problemet e shfaqura lidhur me cilësinë e ndërtesës./trt/kohaislame