3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bangladesh, 70 për qind e fëmijëve të Arakanit nuk mund të shkollohen

Më të lexuarat

Të paktën 70 për qind e fëmijëve muslimanë të Arakanit, të cilët janë detyruar të strehohen në Bangladesh për shkak të persekutimit të ushtruar në Mianmar, nuk kanë ndjekur fare shkollimin.

Në një deklaratë me shkrim nga organizata “Save the Children” thuhet se 70 për qind e fëmijëve të moshës shkollore në kampet e refugjatëve të Arakanit në Bangladesh janë të paarsimuar.

Drejtori i “Save the Children” në Bangladesh, Mark Pierce tha se “Aktualisht në Cox’s Bazar 327 mijë fëmijë nga Arakani nuk mund të ndjekin shkollimin. Këta fëmijë janë privuar nga e drejta e mësimit të aftësisë themelore si shkrim-lexim, që do të mundësojnë që ata të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre”.

Pierce tha se edhe fëmijët të cilët mund të përfitojnë nga aktivitetet jozyrtare të shkollimit në këto kampe marrin shkollim të një niveli më të ulët se moshatarët e tyre.

“Shkollimi nuk është një luks që bëhet në bazë të dëshirës, por është një iniciativë që shpëton jetë. Shkollimi ndihmon në shlyerjen e ndikimeve psiko-sociale të dhunës dhe dëbimit si dhe është shpresë dhe mundësi që fëmijët të kthehen në rutinën e tyre ditore”, tha ai.

Ai rikujtuoi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim dhe delegacionet shoqëruese sot kanë vizituar kampet ku qëndrojnë muslimanët e Arakanit.

“I bëjmë thirrje delegacionit që të bëjë gjithçka për rritjen e cilësisë së arsimit në këto kampe dhe t’u japin fëmijëve shpresë për të ardhmen. Po ashtu i bëjmë ftesë Qeverisë së Bangladeshit që të njohin të drejtën e shkollimit për fëmijët muslimanë të Arakanit dhe të ofrojnë mundësi për qasje në arsim të sigurtë, cilësor dhe gjithëpërfshirës”, tha Pierce./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit