Ban Ki-moon, po planifikon një vizitë në rajon dhe ka planifikuar që të qëndrojë në Ballkan për një javë rresht nga 19 korriku deri më 26. Në kuadër të saj, sipas burimeve të gazetës, Ban do të qëndrojë edhe në Kosovë, më 24 korrik të këtij viti, shkruan koha.
Vizitën tani për tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht zëdhënësi i sektarit të përgjithshëm.
“Për momentin nuk mund të themi asgjë rreth kësaj”, i ka thënë gazetës njëri prej tyre.
Megjithatë në kuadër të një agjende që ka parë gazeta, shefi i OKB-së do të vizitojë shtatë shtete të rajonit. Në të gjitha vendet do të qëndrojë nga një ditë të vetme, përjashtuar Kosovën. Vizitën në Beograd dhe Prishtinë shefi i OKB-së ka planifikuar ta bëjë brenda një dite të vetme. Sipas agjendës jozyrtare, Ban Ki-moon planifikon që mëngjesin e 24 korrikut ta vizitojë Beogradin, ndërkaq pasdite do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës në Prishtinë.
Bëhet e ditur se shefi i OKB-së me këtë rast do të kërkojë ruajtjen e stabilitetit në Ballkan./Indeksonline/kohaislame