2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ban Ki Moon për Sirinë: Barbarizëm i pa përshkrueshëm

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se janë përdorur armë edhe kundër monitoruesve ndërsa po përpiqeshin të hynin në fshatin Kubair, ku u vranë 78 persona, 35 prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Ban Ki Mun e cilësoi masakrën “shokuese, një barbarizëm që nuk mund të përshkruhet”.

“Situata në Siri vazhdon të përkeqësohet. Cdo ditë duket se sjellë të tjera fakte në katalogun e pamëshirshëm të barbarive, sulme ndaj civilëve, shkelje brutale të drejtave të njeriut, arrestime në masë, tortura, ekzekutime të familjeve. Për shumë muaj është mëse e dukshme që presidenti Bashar Al Asad dhe qeveria e tij e kanë humbur legjitimitetin”, tha Ban Ki Moon.

I derguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Anan i dënoi vrasjet duke përsëritur se plani i tij nuk është zbatuar. “Nuk mund të lejojmë që vrasjet masive të shndërrohen në pjesë e realitetit të Sirisë”, tha ai.

“Po disa të burgosur janë liruar dhe u arrit marrëveshja mbi detajet e ndihmës humanitare, por kjo orë kërkon shumë më tepër dhe presidenti Asad nuk po dëshmon një ndryshim kursi, në fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare”, tha Anan.

Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton gjatë vizitës në Turqi, përsëriti thirrje për dorëheqjen e Asad, duke e akuzuar qeverinë siriane se po sponsorizon dhunën ne Hama.

Dhuna në Kubair vjen pas masakrës së Hulas, që ndodhi thuajse 2 javë më parë. Të paktën 108 persona u vranë, mes të cilëve 49 fëmijë dhe 34 gra. Për masakren e Kubairit, qarkullojnë në internet videot e fëmijëve të vrarë.

Sipas aktivistëve, forcat e sigurise bombarduan fshatin me më pak se 30 shtëpi, i cili ndodhet rreth 20 km në veri-perëndim të Hama-s, në orët e vona të së mërkurës. Shumë prej vrasjeve u kryen edhe nga milicet e njohur si Shabiha, të cilët qëlluan nga një distancë e afërt, përdorën thikat për të ekzektuar njerëz të pafajshëm, madje u vunë flakën viktimave dhe shtëpive të tyre.

Por qeveria nga ana e saj akuzon terroristët. Televizioni shtetëror raportoi se një ekip i vëzhguesve hyri në Kubair dhe dëshmoi për krimin e kryer nga terroristët, të cilët vranë gra dhe fëmijë.

Organizata e Kombeve te Bashkuara ka 297 vëzhgues në Siri, për të mbikëqyrur zbatimin e planit të paqes, të paraqitur nga i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan. Sipas tij armëpushimi duhet të kishte nisur në mes të muajit prill.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit