2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ban akuzohet se po mbështet kryengritësit sirianë

Më të lexuarat

Një gazetë shtetërore siriane ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon kinse po inkurajon sulmet “terroriste” të kryengritësve, duke fokusuar kritikat e tij ndaj qeverisë, ndërsa mediat tjera qeveritare raportuan se marina ka ndaluar një përpjekje të infiltrimit të personave të armatosur, që po përpiqeshin të hynin në bregdetin sirian me një gomone.


Editoriali i së përditshmes Tishrin erdhi një ditë pasi që Ban tha aksionet e vazhdueshme të presidentit sirian Bashar Asad kanë arritur në një “fazë të padurueshme”.
Po ashtu komenti vjen pas që mediat shtetërore raportuan për një sulm vetëvrasës në Damask, që la 10 të vdekur.
Ban tha se OKB do të përpiqet që të përshpejtojë vendosjen e deri në 300 vëzhgues në Siri.
Aktualisht në Siri janë 15 monitorues që po vëzhgojën armëpushimin e brishtë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit