Ushtari amerikan, Robert Bales, që akuzohet për vrasjen e 16 fshatarëve afganë në gjendje të dehur, pritet të paraqitet të hënën për herë të parë para gjykatës, që nga masakra e marsit.
Ai do të paraqitet në një seancë para-dëgjimore ku do të vendoset nëse do të përballet me gjyq të plotë ushtarak.
Rreshteri amerikan Robert Bales, që mund të përballet me dënim me vdekje, po që se shpallet fajtor, akuzohet se ka hapur zjarr mbi civilët në të paktën dy fshtara në provincën e Kandaharit, transmeton Rel.
Sulmi ishte më i keqi i kryer nga forcat amerikane ndaj civilëve në luftën 11 vjeçare.