0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bajrami: Prodhimet vendore kanë nevojë për promovim

Më të lexuarat

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, vizitoi sot panairin e përgjithshëm “Prishtina 2016”, që organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në bashkëpunim me MTI-në. Së bashku me kryetarin e OEK-ut.

Së bashku me kryetarin e OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ata kanë vizituar stendat dhe kanë bashkëbiseduar me përfaqësuesit e bizneseve. Me këtë rast, Bajrami konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e organizimeve të tilla, duke theksuar se prodhimet e reja vendore kanë nevojë që të promovohen.

Bajrami u shpreh e kënaqur me prezantimin e kompanive pjesëmarrëse në panair dhe u zotua para tyre se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë procesin e reformave me qëllim të lehtësimit të punës së bizneseve dhe krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për të bërit biznes në vendin tonë.

Ajo tha po ashtu se Qeveria e vendit ka mbështetur dhe do të vazhdojë të përkrahë promovimin e kompanive dhe produkteve kosovare jo vetëm në tregun e Kosovës por edhe në tregjet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian, sidomos tash me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit