1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bajrami e SBAShK-u pajtohen të vazhdojnë dialogun për paga

Më të lexuarat

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Në këtë takim është biseduar për cilësinë në të gjitha nivelet në arsim dhe nevojën e bashkëpunimit edhe më të madh mes MAShT-it dhe SBAShK-ut në mënyrë që të ngrihet cilësia në të gjitha dimensionet dhe të sigurohet mësimdhënie cilësore për nxënësit tanë. Përfaqësuesit e Sindikatës shprehën gatishmëri që të jenë partner i rëndësishëm për avancimin e cilësisë.

Ndërsa, ministri Bajrami dhe përfaqësuesit e Sindikatës janë pajtuar që të vazhdojnë dialogun për përmirësimin edhe më tutje të pozitës materiale të mësimdhënësve.

Gjatë takimit është biseduar edhe për projektet që do të fillojnë të implementohen këtë vit, ndërsa ministri Bajrami e ka ftuar SBAShK-un që të jenë gjithmonë pjesë e vendimmarrjes për proceset e rëndësishme në arsim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit