2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Baidu lëshon shfletuesin e ri për mobil

Më të lexuarat

Ndërmarrja Baidu, që udhëheq makinën më të popullarizuar të kërkimit në Kinë, ka lëshuar një shfletues për celularë dhe thotë që do të investojë në një qendër të informatikës cloud teksa bëhet një përdorim i madh i telefonëve mobil për qasje në internet.

Baidu kryeson tregun e kërkimit në Kinë por ka qenë më i ngadalshëm se sfiduesit e vet si Tencent dhe UCWeb për të zgjeruar qasjen në uebin e celularëve.

Kina ka tregun më të populluar në internet dhe numrin më të madh të njerëzve online, dhe telefonët mobil dhe kompjuterët tabletë janë duke u rritur dy herë më shpejt se sa tregu i përgjithshëm.

Baidu tha që verisoni më i ri i shfletuesit të vet do të mbështes qasje dhe shkarkime më të shpejta në internet dhe do t’jua mundësoj përdoruesve që të përdorin aplikacionet e bazuara në ueb. Ndërmarrja tha që do të krijoj një qendër të informatikës cloud për të mbështetur nismën e vet mobile por nuk njoftoi për ndonjë hollësi teknike.

“Interneti për mobil i mbështetur në cloud është përqendrimi i valës së radhës të inovacionit” tha kryetari Robin Li në konferencën vjetore të ndërmarrjes gjatë kësaj jave.

Sipas Qendrës së Informacionit për Rrjetin e Kinës, Kina kishte 538 milionë njerëz online në fund të muajit korrik, që paraqet një ngritje për 11 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Numri i përdoruesve të internetit përgjatë mobilit u rrit për 22 për qind në 388 milionë, ose më tepër se 70 për qind të totalit.

Sipas ndërmarrjes hulumtuese Analysys International, Baidu kishte 78.6 për qind të tregut të kërkimit në Kinë gjatë çerekut të dytë të këtij viti, që është shumë më përpara se vendi i dytë, në të cilin ndodhet Google me 15.7 për qind. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit