3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bahtiri: Nëse del se kam bërë marrëveshje me serbët për murin, Kadri Veselit ia kam 20 gjaqe borxh

Më të lexuarat

Kryetari Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka sqaruar edhe një herë çështjen e murit të ndërtuar në Veri të Mitrovicës, për të cilin u akuzua edhe në një debat të gjatë në Kuvendin e Kosovës.

Bahtiri iu ka përgjigjur akuzave të kryekuvendarit Kadri Veslit, drejtuar ndaj tij.

“Zoti Veseli nuk mund të akuzojë një kryetar komune. Nëse ai ka argument se Agim Bahtiri ka pasur marrëveshje me Rakiq, ose dikë tjetër ia kam 20 gjaqe borxh. Nëse ai nuk e arrin këtë dhe s’do ta rrijë këtë kurrë. Përveç se atë natë që kemi qenë në takim legal, atëherë ai më ka borxh mua. Se them gjak”, tha Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

“T’i thuash Agim Bahtirit tradhtar dhe jugosllav është e ultë. Është gjëja më e rëndë që kam dëgjuar nga një kryeparlamentar”.

“Sot Veseli të më quaj tradhtar dhe të thotë se kam bërë marrëveshje të fshehtë, le të del si burrë ta thotë këtë”.

“Kërkojë nga gjithë mekanizmat shtetëror që të hulumtojnë, nëse del se kam bërë marrëveshje, ua kam borxh 20 gjaqe”, tha Bahtiri. /Klan Kosova/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit