1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bahtiri: AKR nuk ka pranuar shkarkimin e ministrit Sefaj, raportimet janë të pavërteta

Më të lexuarat

Të enjten e kësaj jave, Policia e Kosovës arrestoi gjashtë shtetas turq të cilët më pas u deportuan për në Turqi.

Pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar lirimin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj si dhe lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencionit të Inteligjencës në Kosovë, Driton Gashi.

E gjatë ditës së sotme media të ndryshme kanë raportuar se AKR tashmë ka pranuar shkarkimin nga pozita të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, gjë që del të jetë e pavërtetë.

I pari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri ka deklaruar se kjo çështje nuk është e vërtetë dhe se raportimi i sotëm është shpifje.

Madje Bahtiri ka thënë se AKR gjatë ditëve në vazhdim do të marr vendimin përfundimtar për çështjen e Sefajt.

“Nuk është e vërtetë se AKR ka pranuar shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj. AKR ditëve në vazhdim do të marrë qëndrim përfundimtar për çështjen e ministrit Flamur Sefaj”, ka thënë Bahtiri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit