25 C
Pristina
Friday, July 5, 2024

Bahrejn – Pas EBA edhe në Bahrein do të llogaritet krim mbështetja ndaj Katarit

Më të lexuarat

EBA-të në të njëjtën mënyrë kanë deklaruar se deklaratat mbështetëse për Katarin mund të ndëshkohen me tre deri në 15 vite burgim ose gjobë jo më e vogël se 136 mijë dollarë.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), edhe në Bahrein do të llogaritet krim mbështetja ndaj Katarit dhe i njëjti mund ndëshkohet me burgim deri në pesë vite, ka njoftuar Ministria e Brendshme e vendit.

Në njoftimin me shkrim të ministrisë thuhet se çdo përmbajtje mbështetëse për Katarin, qoftë e shkruar, verbale apo përmes rrjeteve sociale, do të konsiderohet krim që ndëshkohet me gjoba në para dhe burgim që mund të arrijë deri në pesë vite.

Paraprakisht, EBA-të në të njëjtën mënyrë kanë deklaruar se deklaratat mbështetëse për Katarin mund të ndëshkohen me tre deri në 15 vite burgim ose gjobë jo më e vogël se 136 mijë dollarë.

Të hënën, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Egjipti dhe Jemeni njoftuan për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin duke e akuzuar atë për “mbështetje të terrorizmit”.

Bllokadës diplomatike kundër Katarit iu bashkangjitën edhe Ishujt Maldive, qeveria libiane e Tebrukut, e cila mbështet gjeneralin puçist Halife Hafter që nuk gëzon legjitimitet ndërkombëtar, Mauritania dhe Ishujt Komore.

Ndërkaq, teksa Kuvajti dhe Omani kanë parapëlqyer vazhdimin e marrëdhënieve me Katarin, Jordania dhe Xhibuti kanë ulur nivelin e përfaqësimit diplomatik.

E gjendur nën bllokadë diplomatike, Katari ka mohuar të gjitha akuzat e drejtuara, duke thënë se është viktimë e një fushate shpifjesh që synojnë të dëmtojnë shtetin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit