Një herë e një kohë jetonte një mbret arrogant i cili dha urdhër që të vriten mbarë pleqtë e vendit, për vetë faktin se janë bezdisje.
Një djalosh nga dashuria që kishte për të atin e fshehu në bodrum të shtëpisë.
Pas një farë kohe mbretit ia sollën lajmin e kësaj ngjarje, por para se ti vriste që të dy dëshiroi ta provokojë djalin.
Dërgoi një ushtar dhe e urdhëroi ti thonte:Mbreti kërkon që të vish tek ai nesër, në këmbë dhe i hipur mbi gjë send në të njëjtën kohë!
Shkoi djali dhe i tregoi të atit, i cili buzëqeshi dhe i tha: Merr një shkop dhe hipi sipër, në të njëjtën kohë ecën në këmbë, shkoi tek mbreti i cili u befasua nga zgjuarsia e tij i tha: Ik sot dhe eja nesër me këpucë të veshura por zbathur.
Djaloshi shkoi sërish tek i ati i cili i tha: Hiqja gomën këpucëve dhe vishi, ashtu veproi dhe mbreti mbeti i mahnitur ndaj dhe i tha: Ik dhe kthehu nesër në mëngjes nën shoqërinë e një armiku dhe të një shoku.
Djaloshi shkoi tek i ati, dhe babai i tha: Merr me vete gruan dhe qenin, kur të mbërrish tek mbreti rrihi fort të dy dhe do zbulosh se kush është miku dhe kush armiku.
Ashtu veproi djaloshi,por me ta rrahur , gruaja i tregoi mbretit se ky fsheh babanë në bodrum, ndersa qeni u fsheh por pasi i zoti e thërriti ai erdhi duke i lëpirë këmbët.
Mbreti qeshi dhe e urdhëroi që të nesërmen të vinte bashkë me të atin, të cilin e emëroi këshilltarë të tijin personal, ndërsa djaloshin e shpërbleu për respektin dhe dashurinë që tregonte për të atin.
Babai !Sa më shumë të plaket aq më shumë i shtohet vlera, dhe nuk e kupton rëndësinë e tij vetëm pasi e humbet.
Babai është shkollë më vete dhe eksperiencë reale.
Konsideroje si një depo për sekretet dhe problemet e tua, do gjesh zgjidhje për problemet tua.
Nga arabishtja:Gentjan Mara